Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

IS-K sinjalizon luftë të re në Afganistan

0
IS-K sinjalizon luftë të re në Afganistan

Kur ushtarët e fundit amerikanë u larguan nga Afganistani më 31 gusht, talibanët shpallën fundin triumfal të luftës dydekadëshe në këtë vend.

Qeveria afgane e mbështetur nga Perëndimi u shemb, talibanët morën kontrollin e Kabulit dhe shumë afganë prisnin që militantët e linjës së ashpër të rivendosnin rendin.

Por, rivaliteti i talibanëve me grupin militant Shteti Islamik - Khorasan (IS-K) sinjalizon tani fillimin e një faze tjetër të luftës në Afganistan.

Shumë afganë druajnë se një gjë e tillë do të provokojë gjakderdhje të mëtejshme.

“Çdo ditë, dy ose tre persona vriten”, thotë për Radion Evropa e Lirë Abdullah, banor i provincës lindore të Nangarharit, e cila është bastion i grupit IS-K.

Abdullah thotë se sulmet dhe vrasjet e këtij grupi janë shtuar qëkur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit, më 15 gusht.

“Njerëzit këtu janë të hutuar”, thotë Abdullah, duke mos e zbuluar emrin e tij të plotë nga frika e hakmarrjes.

“IS-K ka qenë shumë i dobët nën Qeverinë e mëparshme, por tani po përjeton një ringjallje”, shton ai.

Në dy muajt e fundit ka pasur sulme në rritje të IS-K kundër talibanëve dhe civilëve afganë.

Ekspertët thonë se grupi ekstremist është përforcuar nga prezenca e zvogëluar e njësive anti-terroriste amerikane në Afganistan.

Një sulmues vetëvrasës i IS-K e hodhi veten në erë brenda një xhamie shiite në provincën veriore të Kunduzit më 8 tetor, duke vrarë më shumë se 70 njerëz dhe duke plagosur mbi 140 të tjerë. Ishte ky sulmi më vdekjeprurës që nga tërheqja e trupave ndërkombëtare nga Afganistani.

Talibanët kanë bërë përpjekje ta minimizojnë kërcënimin që paraqet IS-K, duke u zotuar se do ta eliminojnë grupin.

Por, komunitetet që janë zënë midis luftës së ashpër të talibanëve dhe militantëve të IS-K thonë se kanë frikë nga rritja e dhunës.

“Ne nuk e dimë nëse Daesh qëndron prapa, por luftëtarët talibanë po vriten në sulmet këtu”, thotë Gul, një tjetër banor i Nangarharit, duke përdorur akronimin arab për IS-K.

“Sulmet e tilla më pas i nxisin talibanët t’i bastisin shtëpitë dhe të arrestojnë njerëz, të cilët më vonë dalin të vdekur - ndonjëherë të gjymtuar ose të prerë”, thotë Gul.

“Vdekje, shkatërrime, zhvendosje”

Që nga shfaqja e tij në fillim të vitit 2015, IS-K ka marrë me shpejtësi kontrollin e disa pjesëve në Nangarhar dhe në provincat Kunar dhe Jovzjan.

Mizoritë e kryera - të cilat kanë përfshirë detyrimin e civilëve për t’u ulur mbi eksplozivë - kanë detyruar qindra mijëra banorë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Operacionet e mëvonshme afgane dhe amerikane, si dhe sulmet e talibanëve e kanë dobësuar IS-K. Por, grupi ka mbijetuar dhe tani kërcënon të nisë një luftë tjetër në Afganistan.

“Vdekje, shkatërrime dhe zhvendosje ka të ngjarë t’i godasin dhjetëra mijëra afganë në muajt dhe vitet e ardhshme, nëse IS-K nuk mbahet nën kontroll”, thotë Andrew Mines, studiues në Programin për Ekstremizmin në Universitetin George Washington, në Uashington.

Ekspertët thonë se IS-K po përpiqet të mbjellë ndarje sektare dhe ta bëjë Afganistanin anarkik.

“Nëse vendi është i paqëndrueshëm, një gjë e tillë i delegjitimon talibanët dhe mund të sigurojë shanse për IS-K që të sundojë në zonat ku talibanët janë dobësuar”, thotë Jacob Zenn, nga Fondacioni Jamestown në Uashington.

Kjo strategji, sipas ekspertëve, përfshin infiltrimin e institucioneve qeverisëse, krijimin e aleancave operacionale me grupet e tjera dhe vrasjen e zërave të moderuar të opozitës.

Ministri i Jashtëm taliban, Amir Khan Muttaqi, ka thënë se Qeveria talibane ka nën kontroll “çështjen IS-K”.

Por, sipas ekspertëve, talibanët përballen me detyrën e vështirë të përshtatjes nga kryengritës në qeveri.

Ata thonë se talibanët do të duhet të bëjnë kompromise për të fituar njohjen ndërkombëtare, për të parandaluar kolapsin ekonomik dhe për të trajtuar krizën shkatërruese humanitare të vendit.

IS-K, thonë vëzhguesit, do të përpiqet të shfrytëzojë çdo lëshim që bëjë talibanët.

“Me kalimin e kohës, gjërat mund të bëhen shpejt më të favorshme për IS-K”, thotë Mines.

Kërcënim për të ardhmen

Në provincën veriore Farjab, përleshjet vdekjeprurëse midis talibanëve, IS-K dhe trupave të Qeverisë së rrëzuar afgane kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Afganët janë djegur në luftë për më shumë se 40 vjet”, thotë Ahmad, banor i Farjabit.

“Çdo shtëpi ka jetimë, vejusha dhe njerëz me aftësi të kufizuara”, thotë ai.

Ahmad ka shpresuar se kontrolli i talibanëve do të sjellë periudhë të sigurisë relative, edhe nëse afganët duhet t’i durojnë ligjet represive të grupit militant.

Por, ai thotë se ringjallja e IS-K i ka zbehur këto shpresa.

“Daesh paraqet kërcënim serioz për të ardhmen e vendit tonë”, thotë 28-vjeçari.

Përgatiti: Valona Tela






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин поздравил работников скорой помощи с профессиональным праздником


Спорт в России и мире
Москва

"Динамо" и "Зенит" назвали стартовые составы на матч 26-го тура РПЛ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева установила новый рекорд на турнирах WTA-1000


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Ставропольцы провели мастер-класс на ВДНХ по изготовлению сувениров из одежды





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



София Ротару

Данил Барановский и внучка Софии Ротару



Москва

Теннисисты из Химок бронзовые призеры первенства России

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net