123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 20.10.2021

Putin shpall javën e mospunës për të frenuar koronavirusin

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nga data 30 tetor do të nisë “java mbarëkombëtare e mospunës”, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Putin tha se rajonet me situatë më të rëndë mund ta nisin këtë javë nga 23 tetori dhe shtoi se ajo mund të zgjatet, varësisht nga situata. Të mërkurën, autoritetet shëndetësore ruse raportuan për 1,028 viktima nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë në Rusi prejse ka nisur pandemia në mars të vitit të kaluar. “Tani për tani, është... Читать дальше...

Shefi i NATO-s kritikon reagimin e Rusisë ndaj dëbimit të diplomatëve

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i vjen keq për vendimin e Rusisë që të ndalojë punën e zyrës së aleancës në Moskë. Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, Stoltenberg tha se kjo masë nuk shërben për të promovuar dialogun ose mirëkuptimin reciprok. Sidoqoftë, NATO do të mbetet e hapur për dialog, drejtpërdrejt ose përmes Këshillit NATO-Rusi, tha Stoltenberg. Komentet vijnë pasi Moska tha se do të pezullojë punën e misionit të saj në selinë e NATO-s në Bruksel, nisur nga fillimi i nëntorit. Читать дальше...

Në Kosovë arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka arrestuar një person të dyshuar për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”. Në komunikatën e lëshuar për media i dyshuari identifikohet si shtetas i Kosovës, me inicialet I.G. “Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona të tjerë”, thuhet në komunikatë. Në cilësinë e provave... Читать дальше...



Sulmuesi i shkollës në Florida pranon fajësinë për vrasje

Evropaelire.org 

Nikolas Cruz u deklarua fajtor për vrasjen e 17 personave në kampusin e një shkolle të mesme në Florida të SHBA-së, në vitin 2018. Cruz, 23 vjeç, pranoi fajësinë edhe për plagosjen e 17 të tjerëve. Sulmi me të shtëna ndodhi më 14 shkurt të vitit 2018 në shkollën Stoneman Douglas, në qytetin Parkland. Katërmbëdhjetë nxënës dhe tre punonjës të shkollës mbetën të vrarë. "Më vjen shumë keq për atë që kam bërë dhe unë duhet të jetoj me të çdo ditë", tha Cruz, i cili në kohën e sulmit ishte 19 vjeç. Читать дальше...

Osmani kundërshton konstatimet e KE-së për vetting-un

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk pajtohet me konstatimin e Komisionit Evropian se rivlerësimi i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet shqetësim serioz. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Osmani tha se mungesa e vetting-ut do të ishte shqetësim serioz, e jo realizimi i këtij procesi. “Mosrealizimi i vetting-ut nuk u kontribuon as përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për garantimin e sundimit të ligjit dhe as së ardhmes evropiane të vendit tonë”, tha Osmani. Читать дальше...

Republika Sërpska sfidon Kushtetutën e Bosnjës për çështjen e barnave

Evropaelire.org 

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës miratoi të mërkurën një ligj për produktet dhe pajisjet mjekësore. Me ligjin e ri parashihet formimi i Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Mjekësore i Republikës Sërpska. Sipas ligjit, Agjencia do të jetë “një organizatë e pavarur administrative dhe do të ketë statusin e një entiteti juridik”. Krijimi i një agjencie të tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, e cila ka dalë nga Marrëveshja e Dejtonit. Читать дальше...

Kllokoti pas zgjedhjeve: "Njerëzit po detyrohen të ikin”

Evropaelire.org 

Komuna e Kllokotit është një prej dhjetë komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Kllokoti është e vetmja komunë me shumicë serbe, ku Lista Serbe nuk fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Kjo parti, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, fitoi pa problem në nëntë komuna të tjera të banuara me shumicë serbe. Siç thanë disa prej banorëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, në raundin e balotazhit ata do të votojnë për kushte më të mira të jetesës. Qytetarët thanë se banorët... Читать дальше...

Dhjetëra njerëz të vrarë nga sulmet në Damask

Evropaelire.org 

Një sulm me bombë në një autobus të ushtrisë siriane la të mërkurën 14 veta të vrarë. Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Sana. Sipas saj, dy bombat e kapura për autobus shpërthyen derisa automjeti po kalonte nën urën Jisr al-Rais. Edhe pse Siria është në luftë civile tash e një dekadë, sulmet e tilla në Damask janë gjithnjë e më të rralla. Shumë shpejt pas shpërthimit në autobus, sulmet e ushtrisë siriane vranë së paku dhjetë persona në veriperëndim të Damaskut. Читать дальше...



Rusia thyen rekordin ditor të viktimave me COVID-19

Evropaelire.org 

Rastet e vdekjeve nga COVID-19 në Rusi ka kaluar mbi 1,000 më 20 tetor; eksperti i sëmundjeve ngjitëse në SHBA, Anthony Fauci ka folur kundër guvernatorit republikan të Teksasit pasi ai vendosi që të ndalojë vaksinimin e detyrueshëm në këtë shtet; Zelanda e Re më 16 tetor vaksinoi brenda një dite të paktën 2.5 për qind të popullatës së saj; Argjentina ka nisur vaksinimin e fëmijëve mbi moshën trevjeçare. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)

Kelkos tërheq paditë ndaj aktivistëve mjedisorë në Deçan 

Evropaelire.org 

Kompania Kelkos Energy, që operon me disa hidrocentrale në atë që njihet si Gryka e Deçanit, është tërhequr nga dy padi të cilat i kishte bërë pranë gjykatës ndaj aktivistëve mjedisorë, Shpresa Loshaj dhe Adriatik Gacaferi. Kelkos Energy kishte paditur për shpifje të dy aktivistët me pretekstin se ata përmes angazhimit të tyre qytetar, kishin dëmtuar imazhin e kësaj kompanie. Pas tërheqjes së padive, përmes një konference për media, aktivistja Shpresa Loshaj, ka thënë se degradimi i ambientit po vazhdon në Grykën e Deçanit... Читать дальше...

Navalny fiton Çmimin Sakharov

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, fitoi Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit. Çmimi vjetor i Parlamentit Evropian iu nda atij për, siç u tha, ekspozimin e korrupsionit në Rusi dhe të përpjekjeve për frenimin e lirive në këtë vend. Navalny ishte në listë të ngushtë me një grup të grave afgane dhe me një politikan opozitar të Bolivisë. Ai u shpall fitues nga ligjvënësit evropianë, njoftoi Partia Popullore Evropiane, e cila është subjekti më i madh politik në Parlamentin Evropian. Читать дальше...

Mungesa e bordit të BQK-së rrezikon bllokimin e sistemit financiar 

Evropaelire.org 

Banka Qendrore e Kosovës është pa bord që prej qershorit të vitit 2020 dhe siç thonë nga ky institucion për Radion Evropa e Lirë, nëse Bordi nuk kompletohet deri në fund të këtij viti, i tërë sistemi financiar rrezikon që të bllokohet. BQK-ja ka dërguar në Kuvendin e Kosovës emrat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, por deri më tani, legjislativi nuk ka marrë vendim.   Zgjedhjen e tyre në mënyrë urgjente e ka rekomanduar edhe Komisioni Evropian në Raportin e Progresit të publikuar më 19 tetor. Читать дальше...

Katërmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u raportuan të mërkurën 14 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja rezultuan pas testimit të 2,140 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u raportua për asnjë viktimë, ndërsa si të shëruar u konfirmuan 61 pacientë. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 515. Që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka regjistruar mbi 160,000 raste të të infektuarve dhe 2,974 viktima. Deri të mërkurën, mbi 681,000 qytetarë të Kosovës... Читать дальше...

Në kërkim të rasteve asimptomatike në shkolla

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të mërkurën kanë nisur verifikimin e gjendjes me koronavirus në shkollat fillore dhe të mesme të Maqedonisë së Veriut. Ky proces verifikimi do të përfshijë 8,200 nxënës, ndërsa ka për qëllim të detektojë nëse në mesin e nxënësve ka raste asimptomatike, do të thotë që janë të infektuar me koronavirus, por që nuk shfaqin simptoma dhe mund ta transmetojnë virusin te personat e tjerë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të... Читать дальше...

Indonezia rregullon zhurmën e xhamive pas ankesave

Evropaelire.org 

Nëpër xhamitë e Indonezisë ka nisur rregullimi i zërit të altoparlantëve që thërrasin për falje, teksa ankesat për bezdi nga zhurma po rriten, pavarësisht frikës nga ndëshkimi. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Mbi dyfishim i rasteve me koronavirus në Çeki

Evropaelire.org 

Republika Çeke raportoi të mërkurën për mbi 3,000 raste të reja me koronavirus - për herë të parë qysh në muajin prill. Shifra prej 3,246 rastesh paraqet më shumë se dyfishin e asaj që është raportuar një javë më herët, tha Ministria e Shëndetësisë. Shtrimet në spital janë rritur po ashtu - nga 249 në fillim të tetorit, në 620 më 19 tetor. Prej tyre, 102 pacientë janë në kujdes intensiv. Shifrat, megjithatë, janë shumë më të ulëta se në fillim të vitit, kur Çekia ka parë kulmin e pandemisë. Читать дальше...

Ish-ushtarët gjermanë arrestohen pas dyshimeve për komplot terrorist

Evropaelire.org 

Dy ish-ushtarë gjermanë janë arrestuar nën dyshimet për tentim të formimit të një force terroriste mercenare, për t’u përfshirë në luftën civile në Jemen, kanë thënë prokurorët. Arend-Adolf G dhe Achim A, përballen me akuza për terrorizëm pas bastisjeve policore në jug të Gjermanisë të mërkurën. Ata dyshohet se kanë planifikuar që të rekrutojnë 150 burra për një ushtri private, të formuar nga ish-zyrtarë policorë dhe ushtarë. Ata kanë dëshiruar që të ofrojnë shërbimet e tyre për Qeverinë e Arabisë Saudite për misione ilegale në Jemen... Читать дальше...

SHBA dhe BE mbështesin angazhimin e Kosovës për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara “janë pajtuar për të forcuar angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të progresit të rajonit në rrugëtimin evropian”. Kështu është thënë në një deklaratë të përbashkët të SHBA-së dhe BE-së, të publikuar më 20 tetor. Deklarata është publikuar një ditë pasi Komisioni Evropian ka miratuar paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e rajonit të përfshira në këtë proces. “Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të plotë për procesin e zgjerimit. Читать дальше...

BE: Të enjten takohet grupi punues për targat

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të enjten, më 21 tetor do të zhvillohet takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë. “Takimi i parë i grupit punues për targat e veturave me ekspertët nga të dyja palët do të zhvillohet më 21 tetor. Grupi punues ka për qëllim që të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Stano shtoi se grupi punues i ekspertëve pritet të takohet rregullisht. Читать дальше...


Музыкальные новости
Алла Пугачёва

Алла Пугачева готовится к 75-летию дать большой концерт





Персональные новости
#123ru.net

Благотворительный фонд «Свет в руках» проведет Всероссийскую акцию «Росток памяти»





E djathta serbe paralajmëron tubim ndërkombëtar në Kosovë

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare Aleanca për Paqe dhe Liri (The Alliance for Peace and Freedom – APF), e cila mbledh të djathtët ekstremë, po planifikon një tubim në veri të Kosovës, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë. Siç ka thënë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësi i lëvizjes me orientim të djathtë “E djathta serbe nga Serbia”, Misha Vaciq, qëllimi i tubimit do të jetë ofrimi i mbështetjes ndërkombëtare për serbët në Kosovë. “Që ta shohin (serbët) se nuk janë vetëm vëllezërit tanë tradicional ... Читать дальше...

SHBA tregon përkushtim për lirimin e të kidnapuarve në Haiti

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të bëjnë gjithçka që munden për të liruar një grup të misionarëve të krishterë, amerikanë dhe kanadezë, të cilët janë zënë si pengje në Haiti dhe kidnapuesit kanë kërkuar 17 milionë dollarë për lirimin e tyre – 1 milion dollarë për secilin person. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të “fokusuara vazhdimisht në këtë gjë”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një konferncë për media në një vizitë në Ekuador. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate”. Читать дальше...

Paralajmërohet rritje e prodhimit të naftës së papërpunuar

Evropaelire.org 

Një studim i përkrahur nga Kombet e Bashkuara ka thënë se bota duhet të zvogëlojë më shumë se gjysmën e prodhimit të thëngjillit, naftës dhe gazit në dekadën e ardhshme, në mënyrë që ngrohja globale të mos arrijë në nivele të rrezikshme. Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient, ka thënë në raportin e publikuar më 20 tetor se shtetet janë duke planifikuar që të shpojnë apo gërmojnë më shumë se gjysmën e sasisë së thëngjillit, naftës dhe gazit, marrë parasysh kufizimet e ngrohjes globale në 1.5... Читать дальше...

Shpërthim vdekjeprurës ndaj një autobusi ushtarak në Damask

Evropaelire.org 

Një sulm me bombë në një autobus ushtarak në qendër të Damaskut ka lënë të vdekur të paktën 13 persona, ka thënë media shtetërore e Sirisë. Makina është shënjestruar me dy pajisje shpërthyese, teksa ka kaluar urën Jisr al-Rais, pak pas agimit, ka thënë agjencia e lajmeve Sana. Incizimet nga vendi i ngjarjes kanë treguar se autobusi është djegur tërësisht. Ndonëse Siria ka qenë e përfshirë në luftë civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë tejet të rralla. Sulmi me bombë i së... Читать дальше...

K.Veriore pretendon se ka testuar raketë vështirë të gjurmueshme

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka konfirmuar se ka testuar me suksues të martën një raketë të re balistike, të lëshuar nga një nëndetëse. Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, ka thënë se raketa ka pasur “teknologji të avancuar”, çka e bën atë vështirë të gjurmueshme. Koreja Veriore ka kryer një sërë testesh në javët e fundit, duke lansuar edhe ato që ka thënë se janë armë hipersonike, apo me rreze të gjatë veprimi. Kombet e Bashkuara ia ndalojnë këtij shteti testimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore. Читать дальше...

Pekini ofron doza përforcuese teksa përgatitet për Olimpiadë

Evropaelire.org 

Pekini ka nisur që t’iu ofrojë banorëve doza përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, teksa kryeqyteti kinez përgatitet për mbajtjen e Lojërave Olimpike Dimërore, në shkurt të vitit të ardhshëm. Dozat përforcuese do t’iu ofrohen banorëve mbi moshën 18-vjeçare, të cilët janë vaksinuar plotësisht për të paktën gjashtë muaj, ka raportuar media shtetërore. Ky vendim është marrë teksa Lojërat Olimpike të këtij viti do të organizohen vetëm me shikues kinezë. Atletët do të duhen të jenë të vaksinuar... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

«Радио Зенит» – информационный партнер форума «Мы вместе. Спорт»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Александрова обыграла первую ракетку мира на турнире WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Энергетические поля компенсируют растущие потребности в электроэнергии





Путин в России и мире
Москва

Мособлдума выступила за присвоение Красноармейску высокого звания


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Ольга Бузова

Ольга Бузова стала человеком-невидимкой на ТВ-3 в новом сезоне легендарного шоу о звёздах



Москва

Торги уместны: аукционный рынок России вырос вдвое

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net