Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2019

Новости за 22.01.2019

Yulia Tymoshenko sërish do të garojë në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës

Evropaelire.org 

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko njoftoi se do të kandidojë në garën për president të vendit në zgjedhjet e marsit. Tymoshenko, e cila ka qeverisur me Ukrainën nga viti 2005 deri në vitin 2010, akuzon udhëheqjen aktuale si përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit. Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Evropë dhe një nga më të korruptuarit në botë. Anketimet e fundit e vendosin Tymoshenkon para presidentit aktual Petro Poroshenko. Читать дальше...

A duhet ndryshuar Ligjin për pagat në Kosovë?

Evropaelire.org 

Greva e institucioneve arsimore ka shtuar diskutimet rreth dallimeve në paga në sektorin publik. Në këtë diskutim janë përfshirë dhe figura politike. Disa prej tyre kanë përmendur edhe uljen e pagave për pozitën e kryeministrit dhe atë të kabinetit të tij.

SHBA: Vendimi i Gjykatës Supreme vështirëson mundësinë e hapjes së Qeverisë

Evropaelire.org 

Përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën dhe për t’i dhënë fund një ndërprerje të pjesshme qeveritare, pësuan një goditje të martën, kur Gjykata Supreme e SHBA-së, la në fuqi një program që mbronte migrantët e rinj të paligjshëm nga dëbimi. Çështjet rreth murit me Meksikën, financimi i qeverisë dhe migrantët e paligjshëm, janë ndërthurur në një betejë të paparë deri më tash që po zhvillohet ndërmjet presidentit republikan dhe demokratëve në Kongres. Читать дальше...



Vuçiq: Deklaratat e Haradinajt, sinjal i keq për tërë rajonin

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se tarifa ndaj mallrave serbe nuk do të shfuqizohet derisa Beogradi ta njohë Kosovën janë “lajm dhe sinjal i keq për tërë rajonin”. Duke folur për mediat në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Vuçiq tha se Serbia është e fortë dhe do të “luftojë deri në fund”. "Ata mund ta bëjnë këtë dhe të mbesin edhe më tutje aleatët e afërt të dikujt” tha Vuçiq. Presidenti serb njoftoi se të mërkurën do të takojë kancelaren gjermane... Читать дальше...

Dorëhiqet ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell

Evropaelire.org 

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell dha dorëheqje nga kjo detyrë, duke goditur kështu përpjekjet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të ruajtur unitetin transatlantik. Departamenti i Shtetit njoftoi se Wess Mitchell, do të largohet nga posti i tij në mes të shkurtit.  Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino tha se Mitchell ka qenë një "udhëheqës i vlefshëm dhe efektiv" dhe një "mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë". Читать дальше...

Kush qëndron pas lajmeve të rreme në Maqedoni?

Evropaelire.org 

Në opinionin në Maqedoni janë krijuar dilema rreth asaj se rrjeti i lajmeve të rreme që plasohet në nivel global nga Maqedonia, e që së fundmi burim ka qytetin e Kumanovës, paraqet vetëm mundësi për të përfituar materialisht apo pas kësaj qëndrojnë struktura të caktuara politike. Kjo vjen pasi Marten Shhnek, ‘gjahtar” ilajmeve të rreme nga Belgjika dhe ueb faqja holandeze “Nieuwscheckers.nl”, zbuluan një rrjet të qytetarëve nga Maqedonia, përkatësisht nga qyteti i Kumanovës, të cilët kanë shpërndarë lajme të rreme. Читать дальше...

Rusia dhe Japonia nuk arrijnë ujdi për mosmarrëveshjet territoriale

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se "ka ende punë" përpara se Rusia të arrijë një traktat paqeje me Japoninë për t'i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Dytë Botërore. Putin foli në Moskë më 22 janar, pas bisedimeve me kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili tha se ai dhe presidenti rus kishin konfirmuar vendosmërinë e tyre për të gjetur një zgjidhje për një mosmarrëveshje territoriale disa dekadëshe. Abe tha gjithashtu se ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve kanë vendosur të takohen... Читать дальше...

Njohja nga Serbia, kusht për heqjen e taksës

Evropaelire.org 

Kosova do vazhdojë që të mbajë në fuqi taksën 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se situata do të mbetet kështu derisa Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke. “Edhe ne kemi dëshirë që ta heqim taksën, më të vërtetë kemi dëshirë, e synojmë pra heqjen e taksës edhe për shkak se është sugjerim i aleatëve tonë, pra i Amerikës, por edhe pse e ndërlidhim pra heqjen e taksës... Читать дальше...



Në mars fillon ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”

Evropaelire.org 

Në muajin mars të këtij viti pritet të fillojë ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”. Ky projekt, që konsiderohet investimi më i madh i huaj, në mbi 1.3 miliard euro, synon që të stabilizojë situatën më energji elektrike në vend. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, pas përfundimit të mbledhjes se qeverisë, duke shtuar se tashmë janë informuar nga kompania fituese "Contour Global", se ka siguruar mjetet e nevojshme për realizimin e projektit. Dyshimet për mundësinë e realizimit... Читать дальше...

Presidenti Thaçi: Bashkimi i Mitrovicës, proces i pandalshëm

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës, është proces i pandalshëm. Ai priti kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiti, i cili ia dorëzoi Thaçit një peticion me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për bashkimin e qytetit të Mitrovicës tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. Qyteti i Mitrovicës... Читать дальше...

Dy të vdekur nga gripi në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përmes një komunikate njofton se të martën, në Klinikën Infektive janë raportuar dy vdekje të pacientëve me gripin e llojit "Influenca A".  Sipas Institutit, pacientët  kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal. Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 18.736 raste të dyshimta në grip, 3.233 raste me infeksione... Читать дальше...

Projektligji që mund t’i ‘qetësojë’ punëtorët

Evropaelire.org 

Punonjësit në sektorët e ndryshëm publikë në Kosovë janë futur apo po paralajmërojnë hyrjen në grevë, duke rritur kështu trysninë mbi Qeverinë për rritje të pagave. Greva si mjet për rritjen e pagave, po përdoret në kohën kur në Kuvend pritet të miratohet Projektligjin për pagat. Ky ligj pritet që të rregullojë koeficientin e pagesës për të punësuarit në sektorin publik. Sistemi aktual i pagave në sektorin publik, sipas sindikatave, nuk siguron pagë të barabartë për punë të barabartë në të gjithë sektorin publik. Читать дальше...

Haradinaj: Për shfuqizimin e tarifës nevojitet njohja nga Serbia

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar të marten se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës mbetet në fuqi. Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në një konferencë për media, Haradinaj tha se dëshiron që t’i dëgjojë sugjerimet dhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për shfuqizimin e tarifës, por vendimi për heqjen e saj nuk mund të merret ende. “Edhe ne kemi dëshirë ta heqim taksën dhe synojmë ta heqim atë, sepse është edhe sugjerim i aleatëve tanë... Читать дальше...

Gjykata në Prishtinë dënon 5 persona për posedim të armëve dhe nxitje të urrejtjes fetare

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj 5 të dyshuarve për posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve dhe nxitje të urrejtjes fetare. Ata fillimisht ishin nën dyshimin se kanë planifikuar të kryejnë akte terroriste, por janë liruar nga veprat për pjesëmarrje në grupe terroriste. Të akuzuarit Ardian Mehmeti, i është shqiptuar dënimi prej 7 vjet burgim dhe 2800 euro gjobë. Nuredin Sylejmani, është dënuar me 6 vjet burgim dhe 1800 euro gjobë. Valon Shala, me 5 vjet burgim dhe 1800 euro gjobë. Читать дальше...

Stantërg: Nxirren nga miniera punëtorët e bllokuar

Evropaelire.org 

Xhevdet Tahiri, ushtrues detyre i drejtorit menaxhues të ndërmarrjes “Trepça”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se të gjithë minatorët e ngujuar në minierën e kompleksit metalurgjik “Trepça”, në Stantërg, janë nxjerrë nga një thellësi prej 700 metrash. "Gjendja e minatorëve është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për asnjë intervenim. Dalja e minatorëve u mundësua pasi Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike, ka mundësuar furnizimin alternativ me rrymë", tha Tahiri. Pas një shpërthimi... Читать дальше...

Veseli: Vendimet i marrim bashkë me SHBA-në

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një komunikate ka theksuar se vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, do të jenë në interes të qytetarëve dhe në koordinim të plotë me SHBA-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. Nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë... Читать дальше...

Merkel dhe Macron nënshkruajnë marrëveshje të re bashkëpunimi

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel foli sot për rritjen e nacionalizmit në Evropë si dhe bëri thirrje për ringjalljen e bashkëpunimit ndërkufitar, pasi ajo dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron nënshkruan një marrëveshje të re për bashkëpunimin franko-gjerman, e cila e ripërtërin miqësinë disa dekadëshe të të dyja vendeve. Traktati është një lloj mesazhi dhe mbështetje për Bashkimin Evropian. Merkel dhe Macron nënshkruan marrëveshjen e re në qytetin perëndimor të Aghenës, pikërisht 56 vjet... Читать дальше...

Turqia planifikon hetim ndërkombëtar për rastin Khashoggi

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po përgatit masa për të nisur një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Televizioni turk transmeton video të re për rastin e gazetarit të vrarë Khashoggi  Ai nuk e shtjelloi më shumë këtë proces, por i tha agjencisë “Anadolu” se Ankaraja tashmë ka përgatitur bazën për një hetim ndërkombëtar dhe së shpejti do të ndërmerren hapat e nevojshëm. Kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili kritikonte... Читать дальше...

Prishtinë: Protestojnë punëtorët teknikë të shkollave

Evropaelire.org 

Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës, lidhur me mosrritjen e pagave si dhe moskthimin nën menaxhim të Komunës sipas Ligjit për kryeqytetin. Punëtorët, po kërkojnë që të kthehen si pjesë e sektorit publik dhe të i’u paguhen pagat me 4 % rritje nga 1 janari 2018. Sipas tyre, ka neglizhencë nga ana e Komunës së Prishtinës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës, sipas ligjit për kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar.


Музыкальные новости
The Beatles

Вышел трейлер отреставрированной документалки о группе The Beatles





Персональные новости
ЦБ

ЦБ выпустил монету с томским памятником в рамках серии "Города трудовой доблести"





Presidenti Thaçi ia vazhdon mandatin komandantit të FSK-së

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar gjeneral-lejtënant, Rrahman Ramën, komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua sot se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve të vendit. "Jam i bindur se gjeneral-lejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë"... Читать дальше...

Asnjë gjurmë nga aeroplani me të cilin udhëtonte futbollisti Sala

Evropaelire.org 

Futbollisti i Premier Ligës, Emiliano Sala ka qenë duke udhëtuar me aeroplanin, që humbi kontaktin me radarët, gjatë fluturimit mbi kanalin që bashkon Anglinë me Francën, tha një zyrtar i policisë franceze, raporton Reuters. Rojet bregdetare thanë se morën një alarm të hënën në mbrëmje, nga kontrolli i trafikut ajror, se një aeroplan i vogël ishte zhdukur në veri të Guernsey. Asnjë gjurmë e aeroplanit me të cilin udhëtonte futbollisti Sala, nuk është gjetur deri më tani. Ndiqeni Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

Vriten dhjetëra trupa afgane, derisa rinisin bisedimet për paqe

Evropaelire.org 

Së paku 65 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë u vranë nga një sulm i talibanëve në një bazë ushtarake në perëndim të Kabulit. Talibanët sulmuan bazën në provicën Maidan Vardak të hënën. "Kemi nxjerrë reth 65 trupa nga rrënojat", tha sot Mohammad Sardar Bakhyari, nënkryetar i këshillit provincial. Khawanin Sultani, anëtar i këshillit të provincës, tha se sulmi la të plagosur edhe mbi 70 vetë të tjerë. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi talibanët njoftuan se kanë rinisur bisedimet për paqe me zyrtarët amerikanë. Читать дальше...

Spiuni i dyshuar amerikan mbetet në paraburgim në Rusi

Evropaelire.org 

Një ish-marins amerikan, i akuzuar për spiunim në Rusi, do të mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit, vendosi të martën gjykata në Moskë. Paul Whelan, 48 vjeç, ka kërkuar përmes avokatit të tij lirimin me kusht. Whelan, i cili e mohon se është spiun, është arrestuar në dhjetor nga zyrtarët rusë të sigurisë, të cilët kanë thënë se e kanë kapur "duke spiunuar". Familja e tij ka thënë se ai ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në një dasmë. Nëse shpallet fajtor, akuzat për spiunim bartin dënimin deri në 20 vjet burgim. Читать дальше...

Dhjetë të vdekur nga zjarri në anijet në Detin e Zi

Evropaelire.org 

Së paku 10 marinarë humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë u shpëtuan, pasi anijet e tyre u përfshinë nga flakët në Detin e Zi, jashtë brigjeve të Krimesë. Dhjetë marinarë vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Shifrat u konfirmuan sot nga autoritetet ruse, një ditë pas incidentit. Anijet e mallrave, njëra prej tyre cisternë me gaz, kanë qenë duke lundruar nën flamujt e Tanzanisë. Agjencitë ruse të lajmeve thanë se flakët kanë shpërthyer në anijen cisternë dhe shpejt janë shpërndarë në tjetrën, duke bërë që marinarët të hidhen në det. Читать дальше...

Presidenti i Zimbabvesë anulon udhëtimin në Davos për shkak të dhunës

Evropaelire.org 

Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, anuloi udhëtimin në Evropë, për shkak të protestave të dhunshme në vendin e tij. Mnangagwa do të duhej të ndiqte samitin ekonomik në Davos të Zvicrës, ku pritej të kërkonte investime për Zimbabvenë. Qeveria e tij thotë se opozita po e shfrytëzon rritjen e çmimit të karburantit si pretekst për dhunën, ndërsa opozita i akuzon autoritetet për shtypjen brutale të protestave. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se së paku 12 njerëz janë vrarë nga dhuna, por shifra nuk është konfirmuar zyrtarisht. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

«Кубок футбольных мам» прошел на стадионе «Москвич» в Лобне


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев сыграет с Бубликом в Мадриде 


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Изменение климата обойдется человечеству в 35 трлн долларов в год





Путин в России и мире
Москва

Путин и Рахмон обсудили борьбу с терроризмом и ситуацию с мигрантами


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Тимати показал повзрослевшего сына от модели Анастасии Решетовой



Москва

Более 700 куличей для детей-инвалидов передали волонтеры Балашихи

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net