Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2018

Новости за 29.09.2018

Vështirësitë e pajisjes me vizë në Kosovë

Evropaelire.org 

Pajisja me vizë, pa të cilën qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në zonën e Shengenit, që përfshinë vendet e Bashkimit Evropian, ka vite që është kthyer në një makth për ata që duan të udhëtojnë për qëllime të ndryshme jashtë Kosovës.

Vuçiq: "Me hyrjen e ROSU-së në veri” u kërcënua paqja

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se hyrja e forcave speciale të Kosovës, ROSU, ditën e shtunë në veri të Kosovës, përbën “sulm të armatosur banditësh”. "Me hyrjen e njësive speciale ROSU në veri të Kosovës u kërcënua dhe sulmua paqja”. "Operacioni përfshiu 110 deri në 130 anëtarë të forcave speciale të Kosovës, të gjithë shqiptarë, që kanë zënë rrugë hyrëse dhe të gjitha objektet pranë Ujmanit, duke keqtrajtuar brutalisht disa persona dhe duke mbajtur peng katër”, tha Vuçiq. Njësitet... Читать дальше...

Mijëra qytetarë protestojnë kundër ndryshimit të kufijve

Evropaelire.org 

Me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur protestën në Prishtinë, ku ka ftuar mbështetësit e saj dhe qytetarët në përgjithësi, që t’i kundërshtojnë politikat e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë dhe angazhimet e proklamuara për ndryshimin e kufijve.



Tensione në Barcelonë pas protestave për dhe kundër pavarësisë së Katalonisë

Evropaelire.org 

Mijëra njerëz kanë protestuar për dhe kundër pavarësisë së Katalonisë, dy ditë para përvjetorit të votës së vitit të kaluar që polarizoi rajonin e vlefshëm spanjoll. Tensionet po vazhdojnë të rriten një vit pas votimit që nga Madridi u cilësua ilegal, por për katalunasit u shndërrua në festë. Grupet pro-pavarësisë kanë qëndruar në tenda gjatë natës së premte për të parandaluar protestat kundër. Autoritetet e Katalonisë thanë se 1000 persona ishin lënduar pasi policia kishte tentuar të ndalonte votimin në qendrat votuese para një viti. Читать дальше...

BE bën thirrje për përmbajtje pas vizitës së Thaçit në Ujman

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tha se është në kontakt me të gjithë aktorët relevantë, pas reagimeve që shkaktoi vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës. Thaçi tha se vizita e tij atje, me përcjellje të policisë, ishte "rutinore" dhe "krejt normale", por autoritetet në Serbi thanë se Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se ka arrestuar disa serbë. Këto pretendime, megjithatë, u hodhën poshtë nga zëvendësdrejtori... Читать дальше...

Veseli bën thirrje për unitet në dialog me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, pas protestës së mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e konsideruar të panevojshme dhe për qëllime personale politike. "Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë.  Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj... Читать дальше...

Bankat komerciale të sigurta nga kreditë e këqija

Evropaelire.org 

Niveli i kredive joperformuese në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbetet ende më i ulëti në rajon. Raporti i kredive joperformuese ndaj gjithsej kredive të sektorit bankar në vend, vitin e kaluar është zvogëluar në 3.1 për qind nga 8.4 për qind sa ishte në vitin 2015, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK). Vetëm vitin e kaluar, vlera e kredive të shlyera ka qenë 27.4 milionë euro. Vlera e përgjithshme e kredive në 10 bankat komerciale që operojnë në tregun... Читать дальше...

Protestë në Prishtinë kundër presidentit Thaçi

Evropaelire.org 

Me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur protestën në Prishtinë, ku ka ftuar mbështetësit e saj dhe qytetarët në përgjithësi, që t’i kundërshtojnë politikat e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë dhe angazhimet e proklamuara për ndryshimin e kufijve. Live: Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje ​Masa është tubuar para Bibliotekës Kombëtare, për të vazhduar drejt qendrës së Prishtinës. Turmës po i prinë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga deputetët e këtij subjekti politik. Читать дальше...



Thaçi, "vizitë rutinore" Ujmanit

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi të shtunën vendkalimin kufitar Bërnjak, në veri të Kosovës, doganën dhe policinë atje, ndërsa gjatë kthimit vizitoi Liqenin e Ujmanit. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Presidenca e Kosovës, ndërsa duke iu drejtuar gazetarëve, vetë Thaçi tha se vizita ishte "rutinore". "Është një vizitë krejt normale, një vizitë mrekullive të vendit tim", tha Thaçi. I pyetur nga gazetarët nëse planet për ndryshim të kufijve parashohin që Liqeni i Ujmanit t'i kalojë Serbisë... Читать дальше...

Haradinaj: Kosova e përkushtuar në ruajtjen e paqes në rajon

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të përmbush të gjitha obligimet e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend duke kontribuar edhe për stabilitetin në rajon. Këto deklarime, Haradinaj i bëri në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, gjatë një takimi në Këshillin Atlantik, në Uashington, ku është pritur nga zëvendëspresidenti i këtij këshilli, Damon M. Wilson. “Kosova ka ndërtuar institucione kredibile të cilat tashmë janë të gatshme të ofrojnë... Читать дальше...

Policia e Kosovës mohon marrjen e Ujmanit

Evropaelire.org 

Besim Hoti, zëvendës i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, i hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë për marrjen e kontrollit të Liqenit të Ujmanit dhe të hidrocentralit të tij nga Policia e Kosovës, si dhe për arrestimet e pretenduara. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Hoti tha se në atë pjesë vetëm se po zhvillohet "një vizitë" dhe se, tash për tash, nuk ka më shumë informacione. Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha më herët se drejtori i policisë serbe... Читать дальше...

Tekstet me përmbajtje fyese akoma në duart e nxënësve

Evropaelire.org 

Librat e historisë dhe gjeografisë për shkollat e mesme në Maqedoni, me përmbajtje ofenduese dhe prapavijë politike edhe këtë vit mbeten në duart e nxënësve përkundër reagimit të prindërve dhe mësimdhënësve. Në këto libra theksohet se shqiptarët kanë qenë maqedonas, por gjatë Perandorisë Osmane ata janë konvertuar në shqiptarë. Njëherësh, në njësitë mësimore nxënësit mësojnë se shqiptarët e Maqedonisë prejardhjen e kanë nga çerkezët, romët dhe turqit. Intelektualët shqiptarë thonë se skandaloze mbetet që në këto libra... Читать дальше...

Qindra të vdekur nga cunami në Indonezi

Evropaelire.org 

Mbi 380 njerëz u konfirmuan të vdekur, pasi një cunami, i shkaktuar nga një tërmet prej 7.5 shkallësh të Richterit, goditi një qytet të Indonezisë të premten. (Pamjet: Reuters)

Siria rihap kufirin jugor që e ndan me Jordaninë

Evropaelire.org 

Qeveria siriane ka rihapur kufirin në Nasib që ndahet me Jordaninë, tri vjet pasi që ishte mbyllur nga rebelët, raportuan autoritetet në Ministrinë e Transportit. Rebelët kishin kapur zonën më 2015, duke ndërprerë rrugën tranzitore për qindra kamionë që shkëmbenin mallra çdo ditë mes Turqisë, Gulfit, Libanit dhe Gulfit. Miliarda dollarë kanë qarkulluar përmes këtij kufiri në Sirinë jugore, para fillimit të luftimeve më 2011 dhe mbyllja e kësaj pike kufitare kishte ndikuar në ekonominë e Sirisë. Читать дальше...

Liderët e SHBA-së dhe Kinës mund të mos takohen për shkak të tensionimit të raporteve

Evropaelire.org 

Takimi diplomatik i sigurisë në mes të liderëve të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, i planifiikuar për muajin e ardhshëm, mund të anulohet pas tensioneve mes dy palëve. Dy vendet janë mbyllur në konfliktin rreth tregtisë duke vendosur tarifa në importet mes vete.   Kina akuzon SHBA-në për "zaptim tregtar"​ Polemikat midis dy ekonomive më të mëdha botërore tani po tejkalojnë tregtinë, pasi që presidenti amerikan Donald Trump kishte akuzuar Kinën këtë javë për tentim të ndërhyrjes në zgjedhjet e Kongresit. Читать дальше...

Qindra të vdekur pas cunamit në Indonezi

Evropaelire.org 

Më shumë se 380 persona janë raportuar të vdekur pas goditjes së cunamit që u nxit nga termeti në shkallën 7.5, në qytetin Palu të Indonezisë. Valët e gjata tri metra mbuluan ishullin Sulaëesi në Palu. Njerëzit kishin ikur me vrap duke bërtitur nga paniku dhe një xhami u rrënua, Dridhje të tjera pas goditjes vazhduan të prekin qytetin të shtunën. Mijëra shtëpi u shuan bashkë me spitale, hotele dhe qendra tregtar.e Vendi është duke funksionuar pa energji elektrike derisa shpëtimtarët po mundohen të stabilizojnë gjendjen. Читать дальше...

SHBA mund të mbyllë konsulatën në Irak pas kërcënimeve nga Irani

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin një konsultatë në Basra të Irakut, duke theksuar se kanë pranuar kërcënime nga qeveria iraniane dhe grupet e mbështetura nga Iraku se do të ketë sulme ajrore ndaj objektit. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai do të mbaj përgjegjës Iranin për cdo veprim dhe sulm ndaj popullit amerikan dhe stafit diplomatik në shtetin fqinj. “Kërcënimet ndaj stafit tonë në Irak nga qeveria e Iranit dhe grupe të tjera nën udhëheqjen e liderit të Forcave të Kudsit Qassem Soleimani... Читать дальше...

Punëkërkuesit nga Kosova përgatiten për tregun evropian

Evropaelire.org 

Një numër i madh i punëkërkuesve në Kosovë po aftësohen për profesione të ndryshme, të cilat ofrohen nga Agjencia e Punësimit. Punëkërkuesit kanë mundësinë të zgjedhin rreth 37 profesione të ndryshme. Pas aftësimit, ata certifikohen dhe konsiderohet se janë të përgatitur për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë. Profesionet, për të cilat punëkërkuesit aftësohen në tetë qendrat, që janë të shtrira në tërë Kosovën janë: saldues, profesione të ndryshme në sektorin e ndërtimtarisë, kontabilist, instalues të ujit... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Новинка от Edifier: беспроводные наушники Comfo Run для занятий спортом


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев обыграл Бублика и вышел в четвертьфинал "Мастерса" в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Ежемесячную денежную выплату получают более 1,6 млн пострадавших от радиации





Путин в России и мире
Москва

Путин: пример поколения ветеранов Великой Отечественной войны вдохновляет и сейчас


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



БГАТОиБ

Выпускники БРХК вновь выступят на одной сцене



Москва

Москва-река готова к кораблям

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net