Britania e cilëson "fyese" intervistën e të dyshuarve për rastin Skripal
“Këto gënjeshtra dhe fabrikime në këtë intervistë, dhënë televizionit të sponsoruar nga shteti janë fyerje për inteligjencën e publikut. Ato janë shumë ofenduese edhe për viktimat dhe personat që janë përfshirë në sulmin e tmerrshëm”, ka thënë zëdhënësi i kryeministres, Theresa May.
“Fatkeqësisht, kjo është ajo që prisnim. Policia ka deklaruar shumë qartë të dhënat kundër këtyre dy personave. Ata janë persona të kërkuar dhe ne kemi kryer të gjitha procedurat për t’u siguruar në sjelljen e drejtësisë në Britani nëse ata ndonjëherë vendosin hapin jashtë Rusisë”, ka thënë ndër të tjera ai.
Të enjten gjatë ditës, dy rusët e dyshuar kanë thënë për televizionin e financuar nga Rusia, RT, se ata kanë vizituar Britaninë si turistë.
Çfarë thanë të dyshuarit?
Të dy burrat, që duken të ngjashëm me fotografitë e prezantuara nga Britania, kanë kundërshtuar të kenë pasur ndonjë rol në tentim-vrasje të Skripalëve.
Ata kanë thënë se mund të kenë kaluar nga shtëpia e Sergei Skripalit, mirëpo pa dijeninë e tyre.
