Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2021

EULEX i konsideron të pabazuara deklaratat e Simmons për Misionin evropian

0
EULEX i konsideron të pabazuara deklaratat e Simmons për Misionin evropian

Misioni evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) i ka konsideruar hamendësime të pamenduara dhe të pabazuara deklaratat e ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons para një komisioni parlamentar në Kosovë.

Gjatë një raportimi para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Simmons ka thënë të hënën, se misioni i EULEX-it nuk ishte Mision “i sundimit të ligjit, por Mision politik”.

Sipas tij, ky Mision kishte për qëllim të hiqte nga skena politike, ata që ai i ka cilësuar “peshq të mëdhenj”, ose ata persona, që janë parë nga ky Mision, si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.

Në reagimin e Zyrës së EULEX-it është thënë se Simmos është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkeljet, që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX dhe, e cila ka për qëllim t'i shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta.

“Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar Misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vetë BE-së”, është thënë në reagim.

EULEX mes tjerash, i ka bërë thirrje Simmonsit, që të paraqesë para Kuvendit të Kosovës konkluzionet dhe rekomandimet e bordit disiplinor, çka do t’i mundësonte deputetëve shqyrtimin e plotë të pretendimeve të tij.

“Vetëm Simmons mund t'i paraqesë këto raporte në Kuvend, pasi pjesa tjetër e institucioneve i nënshtrohen obligimit të konfidencialitetit”.

Simmos ka thënë gjatë deklaratës së tij se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishin rastet e njohura si Kleçka dhe Drenica 1 dhe 2 – ku kanë qenë të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – janë parë nga Brukseli si kruciale për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo nga Zyra e EULEX-it kanë hedhur poshtë pretendime të tilla.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka nisur më 2011. Ky proces thuhet se ka për synim normalizimin e plotë ndërmjet dy shteteve.

Simmons ka thënë se EULEX-i ka transferuar të dhëna në Serbi, që kishin të bënin me mizoritë e pretenduara të kryera nga serbët gjatë luftës. Sipas tij,  EULEX-i e dinte që Serbia nuk kishte vullnet për të hetuar dhe gjykuar këto raste.

“Këto ishin hetimet mbi mizoritë e pretenduara nga serbët gjatë konfliktit. Këto dokumente përfshinin jo vetëm detaje për krimet e pretenduara dhe të të dyshuarve, por edhe të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës, që ishin viktima të këtyre krimeve dhe detaje të dëshmitarëve, shumica e të cilëve ishin shqiptarë, të cilët kanë pasur të drejtë që të mbrohen”, ka thënë ai.

Misioni i EULEX-it ka mohuar edhe këtë pretendim.

“EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoriteteve të prokurorisë serbe, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet dhe rastet hetimore. Ne i kërkojmë Simmons që t’i identifikojë të gjitha rastet që ai pretendon se Misioni ua dorëzoi autoriteteve serbe”.

Raportimi i Simmonsit, sipas juristëve në Kosovë nuk do të ketë ndonjë efekt juridik, pasi sipas tyre, zyrtarët e EULEX-it kanë imunitet dhe nuk mund të ndiqen penalisht nga institucionet kosovare për veprimet që mund t’i kenë kryer gjatë mandatit të tyre në Kosovë.

Që nga viti 2017 kur Simmons është larguar nga misioni i EULEX-it,  ai ka bërë akuza të shumta për keqpërdorime dhe ndikime politike në procese gjyqësore që janë udhëhiqur nga EULEX-i.

EULEX pati reaguar edhe më herët ndaj pretendimeve të Simmos, duke thënë se pas akuzave që ka bërë ai në vitin 2017, një ekip i pavarur hetimor, i udhëhequr nga një gjykatës në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, ka hetuar pretendimet e tij, por se ai dështoi që të mbështeste akuzat që kishte ngritur.

Më tej misioni i EULEX-it ka thënë se Simmons ka dështuar në çdo përpjekje të tij ligjore që të vërtetojë akuzat për keqpërdorime në këtë mision dhe pretendimet e tij i quan “lajme të rreme”.

EULEX beson se ish-gjyqtari Malcolm Simmons ka qenë vetë subjekt i hetimeve të pavarura për akuza serioze për keqpërdorim gjatë kohës sa ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në këtë mision.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar qasje në raportin e hetimeve të zhvilluara nga Bashkimi Evropian ndaj ish-gjyqtarit Simmons si nga misioni i EULEX-it po ashtu nga Bashkimi Evropian.

Zyrtarët për informimin në kuadër të zyrës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, kanë sugjeruar që t’ju referohemi përgjigjeve të misionit të EULEX-it.

Ndërkohë, misioni i EULEX-it në Kosovë ka thënë se për shkak të konfidencialitetit nuk mund të ndajë raportin e hetimeve, por ka thënë se gjetjet e hetimit i janë dorëzuar ish-gjyqtarit, Malcolm Simmons si dhe autoriteteve britanike, të cilat sipas Misionit, duhet të vendosin nëse do të ketë ndonjë veprim ndaj zotit Simmons apo jo.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

В Зеленограде появится производство альбумина и иммуноглобулина — Собянин


Спорт в России и мире
Москва

«Столото» подписал соглашение в развитие стратегической поддержки комплекса ГТО и многоборья ГТО


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Янник Синнер

«Янника Синнера очень рано сравнивать с Роджером Федерером» // Тренер мужской сборной России по теннису Игорь Куницын — о главных событиях Roland Garros


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

На природных территориях Москвы расцветет множество краснокнижных растений





Путин в России и мире
Москва

Песков счёл ошибкой думать, что в отношениях Москвы и Анкары наметились проблемы


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

AFP: Байден объявил о выделении Киеву помощи на 225 млн долларов


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

«Вызовет реакцию обратную»: Волочкова о введении дресс-кода для артистов



Москва

Лето без комаров: какие средства от насекомых подходят детям

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net