Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2021

Ligjvënësit evropianë bëjnë thirrje për më shumë sanksione ndaj Kinës

0
Ligjvënësit evropianë u bënë thirrje zyrtarëve të BE-së të bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 në rast se Kina nuk angazhohet për përmirësimin e të drejtave të njeriut në Hong Kong dhe për pakicën myslimane ujgure.


Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë e cila kërkon nga zyrtarët e institucioneve të BE-së dhe të shteteve anëtare "të refuzojnë ftesat për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 nëse qeveria kineze nuk demonstron përmirësim në situatën e të drejtave të njeriut”.


Rezoluta kishte mbështetjen e të gjitha grupeve kryesore politike.


Eurodeputetët theksuan "nevojën që BE të ndërmarrë veprime urgjente dhe të vendosura" dhe i bënë thirrje Brukselit të hartojë një valë të re sanksionesh kundër autoriteteve kineze.


Zyra e Komisionerit të Kinës në Hong Kong kritikoi votimin duke thënë se ai është "një pengesë për bashkëpunimin midis Kinës dhe BE-së".


Kina ka miratuar një ligj të ri të sigurisë për Hong Kongun përmes së cilit ka arrestuar protestues pro-demokracisë dhe zëra kritikë në rajon.


Ligji, që është kritikuar ndërkombëtarisht, i kthen në vepra penale: thirrjet për shkëputje të territorit, terrorizmin, bashkëpunimin me forcat e huaja dhe përfshin edhe ndëshkimin për burgim të përjetshëm.


Autoritetet në Pekin dhe Hong Kong, kanë thënë se legjislacioni ka qenë i nevojshëm për të sjellë stabilitet, por kritikët besojnë se ai synon të heshtë disidentët.


Hong Kongu është pjesë e Kinës, mirëpo funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, çka nënkupton se ky qytet ka sistemin e vet ligjor dhe të drejtat, që përfshijnë atë për liri të shprehjes dhe liri të shtypit.




Kohët e fundit, Kina po përballet me kritika dhe sanksione ndërkombëtare për ndalimin e më shumë se 1 milionë ujgurëve dhe pakicave tjera myslimane në rajonin e Ksinjiangut.


Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur termin gjenocid në përshkrimin e ngjarjeve atje.


Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën 1 milion pjesëtarë të këtyre grupeve etnike janë arrestuar dhe janë dërguar në qendra të mbajtjes.


Kina thotë se ato janë "qendra kundër-ekstremizmit" dhe shërbejnë si objekte të “arsimit profesional" që synojnë të ndihmojnë njerëzit të largohen nga terrorizmi dhe t'i lejojnë ata të riintegrohen në shoqëri.


Por, komuniteti ndërkombëtar ka thënë se në ato kampe këta njerëz bëjnë “punë të detyruar” dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net