Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2021

Maqedonia e V. dhe Greqia arrijnë marrëveshje për gazsjellësin

0
Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athinë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit mes dy shteteve.


Me realizimin e projektit, Maqedonia e Veriut bëhet korridor energjetik për shtetet tjera si Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perendimor, të cilat do të mund të furnizohen me gaz natyror.


Marrëveshja ofron mundësi për më shumë burime të gazit, pra rajoni nuk do të varet vetëm nga burimet ruse të gazit natyror.


Marrëveshja u nënshkrua nga ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.


"Kjo marrëveshje është e rëndësishme për ekonominë në tërësi dhe për konkurrencën e kompanive tona ndërsa gazi natyror do të vazhdojë edhe në tregjet në Kosovë dhe Serbi”, ka deklaruar ministri Bekteshi.


“Kjo është një marrëveshje e rëndësishme që do të mundësojë hapjen e 1,000 vendeve të punës gjatë ndërtimit. Projekti do të bashkojë sistemet e gazit natyror të të dyja vendeve, dhe natyrisht, pasi të fillojë të funksionojë, ky tubacion do të ndihmojë shumë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomive tona”, ka deklaruar ministri grek i Mjedisit dhe Energjetikës, Kostas Skrekas.


Projekti për ndërtimin e gazsjellësit kushton rreth 110 milionë euro, nga të cilat 54 milionë euro janë siguruar nga Maqedonia e Veriut.


"Ky projekt hap një mundësi të madhe, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më në fund do të sjellë më shumë burime të gazit natyror”, ka deklaruar kryeministri maqedonas Zoran Zaev në fjalimin e tij në Athinë, në një konferencë ndërkombëtare në sferën e ekonomisë.


Shkupi dhe Athina për gati 30 vjet kanë qenë në kontest për çështjen e emrit, që u zgjidh në vitin 2018 më ndërrimin e emrit Maqedoni, në Maqedoni të Veriut.


Zgjidhja e këtij kontesti i hapi rrugën vendosjes së bashkëpunimit dhe arritjes së marrëveshjeve në sfera të ndryshme, përfshirë edhe këtë për sistemin energjetik dhe gazin natyror.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net