Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2021

Arrestohet një bashkëpunëtor i Navalnyt

0
Një bashkëpunëtor i politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, është ndaluar në aeroportin e Moskës.


Bëhet fjalë për Aleksei Yakovlev, ish-producent i kanalit Navalny LIVE në YouTube.


Avokati i tij, Sergei Telnov, tha se klienti i tij u arrestua në bordin e një aeroplani që u ul në Moskë dhe u dërgua në Komitetin Hetimor për t'u marrë në pyetje si dëshmitar në një rast mashtrimi.


Në fund të dhjetorit, autoritetet ruse thanë se kanë nisur një hetim të ri penal kundër Navalnyt nën dyshimet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin keqpërdorur rreth 4.8 milionë dollarë fonde të donatorëve dhe mbështetësve tjerë për Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëhequr nga Navalny.


Një ditë para arrestimit të Yakovlev, Rusia e vendosi në listën ndërkombëtare të kërkimit drejtorin e FBK-së, Ivan Zhdanov, i cili aktualisht banon në Lituani.




Gjatë viteve të kaluara Fondacionin Kundër Korrupsionit ka bërë publike të dhëna për korrupsion ndaj zyrtarëve rusë. Publikimi i tyre është bërë përmes postimit të videove në kanalin në Youtube - Navalny Live.


Autoritetet kanë rritur presionin ndaj kësaj organizate para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në shtator. Sondazhet e opinionit tregojnë se po zbehet mbështetja për partinë në pushtet, Rusia e Bashkuar.


Rrjeti politik i Navalnyt ka prezantuar një strategji "të votimit të mençur " - një projekt i hartuar për të promovuar kandidatë që ka më shumë gjasa të mposhtin figurat e lidhura me Kremlinin.


Një gjykatë ruse më 9 qershor miratoi një kërkesë nga prokurorët për të deklaruar FBK-në dhe organizata të tjera të lidhura me Navalnyn si "ekstremiste".


Vendimi i Gjykatës së Qytetit të Moskës parandalon personat e lidhur me FBK-në dhe rrjetin e tij të zyrave rajonale në të gjithë Rusinë të garojnë ose zgjedhen për poste publike.


Navalny është në burg për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, për një rast përvetësimi, akuzë që e konsideron të motivuar politikisht.


Ai u ndalua në Rusi, në muajin janar, pas kthimit nga Gjermania. Navalny u trajtua në Berlin, pas helmimit me agjent nervor Noviçok.


Ai ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin për dhënie të urdhrit për helmim, mirëpo Kremlini mohon diçka të tillë.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net