Edhe 8 të vdekur dhe 181 raste me COVID-19 në Kosovë
Në raportin ditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se, bazuar në 1.002 mostra të testuara nga personat e dyshuar me koronavirus, 181 kanë dalë pozitive.
Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.801.
Prej tyre, 1.317 pacientë kanë vdekur dhe 39.969 janë shëruar.
Raste aktive aktualisht janë 9.515.
