Një zyrtar i lartë i administratës amerikane u tha gazetarëve se presidenti, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron do të bisedojnë për marrëveshjen bërthamore me Iranin, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.
Ky zyrtar tha se Trump gjithashtu do të bisedojë edhe për çështje të tjera me liderin francez, përfshirë edhe për sulmet e përbashkëta ajrore në Siri, që u kryen në kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në qytetin Duma.
Macron pritet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 prill. Читать дальше...