Добавить новость
123ru.net
World News
Январь
2019

Thaçi fillon koordinimin me Ekipin negociator

0
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dorëzuar Ekipit negociator të Kosovës dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin negociator të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.


Thaçi ka bërë të ditur se ky këtë dokument informues përfshin sfondin e fazës përfundimtare të dialogut Kosovë- Serbi, pozicionet e përgjithshme të palës kosovare në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel.


“Ky dokument informues përfshin çështje specifike të diskutuara në kuadër të fazës përfundimtare si: personat e pagjetur, pastaj çështja e personave të zhvendosur, për të vazhduar në trashëgiminë kulturore, çështjen e pronave, të drejta e komuniteteve joshumicë, kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike të Kosovës. Gjithashtu është kërkuar që të gjitha marrëveshjet e arritur në kuadër të dialogut teknik dhe politik në periudhën duhen 2011 – 2015 të zbatohen si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, theksoi Thaçi.


Ai theksoi se synimi i Kosovës mbetet që në javët dhe muajt e ardhshëm të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar, që garantohet pranimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe njohja nga Serbia.


Thaçi shtoi se beson fuqishëm që në marrëveshjen përfundimtare do të ketë përfshirjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën.


“Dhe garantoj se për t’i shuar të gjitha spekulimet edhe Liqeni i Gazivodës edhe veriu i Mitrovicës edhe Trepça do të jenë e Kosovës”, tha Thaçi.


Në takim me presidentin Thaçi, kanë marrë pjesë dy bashkëkryesyesit e Ekipit negociator, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.


Pas takimit, Shpend Ahmeti tha se presidenti i Kosovës i ka siguruar ata se nuk ka asnjë draft zyrtar të dakorduar qoftë me Brukselin, qoftë me Serbinë, në lidhje me procesin e ardhshëm të dialogut në Bruksel.


“Ky është një raport i presidencës për Delegacionin shtetëror dhe nuk është dokumentacion i cili është dakorduar apo është diskutuar me Brukselin. Pra, na është raportuar mbi temat që janë diskutuar, nuk është transkript i takimeve që presidenti Thaçi ka pasur atje, por është një raportim i ekipit të Thaçit për temat e ndryshme që janë hapur në Bruksel si pjesë e fazës përfundimtare. Në këto çështje, figurojnë temat siç janë ato për çështjen e të zhdukurve, të zhvendosurve, pastaj për trashëgiminë kulturore, pronat dhe të drejtat e minoriteteve”, tha Ahmeti.




Ai tha po ashtu se së shpejti do të zhvillohet edhe vizita e dytë e Delegacionit të Kosovës në në Bruksel për të diskutuar me zyrtarët e BE-së për procesin e negociatave.


Ndërkaq, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tha se nuk kanë marrë shumë dokumente nga presidenti Thaçi dhe se pak a shumë, sipas tij, do të fillohet nga zeroja në ndërtimin e platformës për bisedime me Serbinë.


“Për ne si delegacion shtetëror tani e dimë ku jemi si shtet në këtë proces. Ky ka qenë edhe qëllimi ynë që të kemi të qartë se në çfarë pike po fillojmë në mandatin që e kemi. Duhet të fillohet nga zero, për të filluar ndërtimin e bashkëbisedimit të temave që u theksuan nga Ahmeti. Aktualisht ne duhet të fillojmë të prodhojmë dokumente. Ne morëm dokumentacionin nga presidenti Thaçi, kemi marrë një draft-propozim nga kryeministri dhe me këtë po ndërtohet një dosje për të ecur përpara në procesin e dialogut me Serbinë”, tha Limaj.


Takimi i Ekipit negociator me presidentin Thaçi ndodhi vetëm dy ditë pasi që Thaçi kishte përmendur sërish opsionin e korrigjimit të kufirit si pjesë të marrëveshjes me Serbinë, pavarësisht që me këtë ide nuk pajtohet Delegacioni shtetëror, që bashkëkryesohet nga Limaj e Ahmeti.




Ndryshe, udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe Ekipi negociator për dialog me Serbinë, në takimet që kanë zhvilluar deri më tani janë zotuar për një proces transparent në dialogun me Serbinë.


Ata kanë thënë se rezultat i dialogut duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, si një lloj parakushti që i mundëson Kosovës më pas anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe përshpejtim në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.


Në kohën kur autoritetet ndërkombëtare kanë shtuar trysninë mbi Prishtinën dhe Beogradin që të arrijnë deri te një marrëveshje për normalizimin e raporteve, në Kosovë mbetet sfidë arritja fillimisht e një konsensusi të brendshëm politik.


Dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi kanë refuzuar që të jenë pjesë e takimeve të cilat ka zhvilluar Ekipi negociua për dialogun me Serbinë.


Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pati thënë se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë.


Mustafa kishte theksuar se LDK-ja mund të përfshihet në dialog vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje ose nëse bëhet rikonfigurimi i tërësishëm i institucioneve të vendit.


Lëvizja Vetëvendosje, deri më tash ka kundërshtuar në Kuvendin e Kosovës rezolutën për dialogun me Serbinë, formimin e Ekipit negociator, si dhe projektligjin për dialogun me Serbinë.


Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i këtij procesi, ka kërkuar nga të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila do t’u hapte rrugë të dyja shteteve në perspektivën evropiane.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net