Добавить новость
123ru.net
World News
Январь
2019

Analistët: Marrëveshja e Prespës do të miratohet në Athinë

0
Njohësit e marrëdhënie ndërkombëtare, thonë se për Maqedoninë nuk ka plan B dhe se procesi i ratifikimit të Marrëveshjes për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, e njohur si Marrëveshja e Prespës, është proces që koordinohet dhe nga faktori ndërkombëtar dhe si i tillë nuk mund të dështojë.


Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se Marrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë do të marrë dritë jeshile nga shumica e Parlamentit grek, pavarësisht protestave të organizuara nga opozita greke dhe gjuhës së ashpër që përdorë opozita greke ndaj Marrëveshjes së Prespës.


“Nuk duhet menduar plani B, pra ajo se mund të ndodhë nëse nuk kalon Marrëveshja sepse në atë rast i gjithë angazhimi i udhëheqësisë maqedonase dhe asaj greke, në radhë të parë i të dy kryeministrave (Zoran) Zaev dhe (Alexis) Tsipras do të bien në ujë”.




“Unë mendoj se faktori ndërkombëtar është duke e koordinuar edhe më tej këtë problem. Besoj se është një problem që nuk duhet lejuar të dështojë sepse edhe Maqedonia, por edhe Greqia do të ndodhen para një situate e cila nuk do të jetë aspak e lakmueshme, veçanërisht për Greqinë sepse tek e fundja Maqedonia plotësoi obligimin që kishte marrë para faktorit ndërkombëtar dhe pas kësaj vështirë se më Greqia mund të përdorë veto ose alibi se Maqedonia duhet penguar në rrugëtimin e integrimeve euroatlantike, për shkak të çështjeve të hapura me fqinjët”, thotë Ramadani.




Edhe Lubço Arsovski, i cili ka qenë dhe ambasadori i parë i Maqedonisë në Athinë, për Radion Evropa e Lirë është shprehur optimist se Marrëveshja e Prespës do të kalojë edhe në Parlamentin grek dhe me këtë, sipas tij, do t’i jepet fund kontestit prej dy dekadash e gjysmë, në të kundërtën, siç shprehet ai, të dyja vendet do të kthehen në pozicionet që kanë pasur paraprakisht.


“Ndodhemi në një moment shumë serioz gjeopolitik për Evropën, ku forcat e mëdha janë duke i matur mundësit e tyre në teknologji, shkencë, shtrirjen e influencës në rajone të caktuara dhe të tjera dhe për ne si shtet është me shumë rëndësi ta bëjmë atë për çka jemi zotuar që nga viti 1991, ecja e sigurt kah NATO-ja dhe BE-ja. Ky moment është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë sepse për disa muaj Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s dhe ne më në fund do të mund të gëzojmë benifitet e të qenurit një shtet anëtar i Aleancës Veri-atlantike”, thotë ish-amabasadori Lupço Arsovski.




Sipas tij, partitë opozitare, në të dyja shtetet, për të fituar pikë politike, promovojë idenë këtu se Maqedonia është ajo që ka dalë humbëse, përkatësisht në Greqi promovohet ideja se shteti grek ka dalë humbës nga Marrëveshja e Prespës.




Ndryshe, ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Rradmilla Shekerinska pas takimit që ka realizuar me homologun e saj slloven në Shkup, tha se pret ratifikim të shpejtë të Marrëveshjes për emrin në Athinë dhe më pas, ratifikim të protokollit për anëtarësim në NATO nga vendet anëtare.


Shekerinska është shprehur e bindur se Maqedoninë e ndajnë javë nga momenti kur do të ulet në tavolinën e aleatëve.


“Vitin e kaluar me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa këtë vit me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, treguam se si vend mund të lirohemi nga pesha që shumë vite na ka tërhequr drejtë fundit, që nuk i lejonte Maqedonisë që të marrë vendin e merituar në NATO dhe nuk na lejohet të jemi mjaft ambicioz as në aspektin e anëtarësimit në NATO, as në aspektin e anëtarësimit tonë në BE”, tha ministrja Shekerinska.


Ndryshe, autoritetet greke sot pasdite pritet të shqyrtojnë propozim-ligjin për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net