Në Kosovë dekretohen dhe betohen 37 gjyqtarë të rinj
Me ketë rast, presodeni Thaçi tha se “sot është ditë e veçantë për Republikën e Kosovës, sepse sistemit gjyqësor i bashkohen edhe tridhjeteshtatë gjyqtarë të rinj".
Sipas tij, Kosova vazhdimisht po bën reforma në sistemin gjyqësor, me qëllim që ai të funksionojë sa më mirë.
“Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi parimet kushtetuese, të gjithëpërfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së secilit individ, që të realizojë vetveten dhe të kërkojë lumturinë e tij/saj pa iu cenuar asnjëherë e drejta që të jetë pjesë e shoqërisë kosovare", tha Thaçi.
"Republika e Kosovës ka miratuar masa adekuate për të promovuar një barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore. Edhe sot dekretimi dhe betimi i këtyre gjyqtarëve pasqyron plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës”, u shpreh Thaçi.
