Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Апрель
2023

Vrasje e rëndë në Pejë, dyshohet se djali vrau nënën

0
Vrasje e rëndë në Pejë, dyshohet se djali vrau nënën

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se të premten, në qytetin e Pejës, është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen e nënës së tij.

Komandanti i stacionit policor në Pejë, Ndue Nikolla, ka deklaruar para mediave se rreth orës 16, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ka ndodhur një incident brenda një familjeje.

Sipas tij, policia ka konstatuar se “bëhej fjalë për një vrasje të rëndë”, si dhe “ka arritur të arrestojë të dyshuarin për kryerjen e veprës”.

Zyrtarët e Prokurorisë Themelore në Pejë e kanë përshkruar rastin si mjaft të rëndë.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi ka bërë të ditur se “dyshohet se i biri e ka privuar nga jeta të ëmën”.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e forenzikës, janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës”, tha prokurorja Gashi.

Sipas saj, janë siguruar edhe dëshmitarë të afërt të ngjarjes.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, në prani të mbrojtësit, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet. Kemi urdhëruar që, nesër, në prezencë edhe të psikologut dhe avokatit mbrojtës, të provohet që të merret deklarata e tij”, theksoi prokurorja Gashi.

Ajo shtoi se në bazë të rrethanave, do të urdhërojnë edhe ekzaminimin e të dyshuarit në Instituin e Psikiatrisë Forenzike.

Megjithatë, as zyrtarët e policisë dhe as prokurorisë nuk kanë dhënë sqarime specifike se në çfarë mënyre dhe me çfarë mjetesh është kryer vepra penale e vrasjes. Gjithashtu, ata nuk kanë dhënë as sqarime se cilat janë motivet e dyshuara për veprën penale, duke thënë se rasti është ende në fazën e hetimeve.

Nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Si mund ta raportoni dhunën?

 

Në Kosovë, rastet e dhunës në familje mund të raportohen në numrin 0800 19 999.

Linja telefonike e Mbrojtësve të Viktimave është 0800 11 112.

Shtëpitë e sigurta ekzistojnë në të gjitha rajonet dhe janë të hapura për të gjitha komunitetet etnike që jetojnë në Kosovë.

Disa prej shtëpive të sigurta gjenden në komunat e Gjakovës, Pejës, Novobërdës dhe Zubin Potok.

Linjat e kontaktit të shtëpive të sigurta janë këto: 0800 800 01 dhe 0800 21 000.

Rrjeti i Grave të Kosovës është organizatë që lidh grupe dhe organizata të rajoneve të ndryshme të Kosovës.

Rrjeti ka 190 anëtarë, përfshirë ata që ofrojnë ndihmë ligjore dhe këshillim.

Numri i Policisë së Kosovës është 192.

Më 2020, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Konventën e Stambollit, një marrëveshje ndërkombëtare e Këshillit të Evropës, që synon parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, por dhe dhunën në familje.

Konventa parasheh zero tolerancë ndaj dhunës.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о планах развития специализированной медпомощи в Москве


Спорт в России и мире
Москва

В столице Туркменистана - Ашхабаде открыли памятник легендарному армянскому поэту и композитору Саят-Нове


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ига Свёнтек

Свёнтек выиграла десятый «тысячник» в карьере


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В парке на востоке Москвы нашли тело школьницы





Путин в России и мире
Москва

В США признали незыблемость поддержки Пекином Москвы после встречи Путина и Си Цзиньпина


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Независимая политика Венгрии привела в ярость США


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Хейтеры набросились на Волочкову после отпуска на Мальдивах



Москва

Обнаружение вертолета президента Ирана Раиси опровергли

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net