Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Февраль
2023

Tre shtetas bullgarë ndalohen në kufi me Maqedoninë e Veriut

0
Tre shtetas bullgarë ndalohen në kufi me Maqedoninë e Veriut

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se autoritetet maqedonase kanë ndaluar tre shtetas bullgarë në pikën kufitare me Bullgarinë, Deve Bair, për prishje të rendit publik.

Një grup i shtetasve bullgarë kanë qenë duke pritur për të hyrë të shtunën në Maqedoninë e Veriut, për të nderuar figurën e Goce Dellçevit në përvjetorin e 151-të të lindjes së tij.

Goce Dellçev ka udhëhequr një rezistencë maqedono-bullgare kundër Perandorisë Osmane në periudhën e vitit 1900 dhe për të kanë pretendime edhe Shkupi, edhe Sofja.

“Ata fillimisht janë sjellë në mënyrë të paturpshme dhe të pahijshme me fjalët më nënçmuese dhe më pas kanë tentuar të sulmojnë fizikisht punonjësit e policisë, të cilët po kryenin veprime zyrtare, me ç ‘rast janë ndaluar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sistemi i kontrollit në pikën kufitare Deve Bair është pezulluar për katër orë, për shkak të, siç kanë njoftuar nga MPB-ja,  “pengesave teknike”, gjë që ka penguar hyrjen e shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut.

Por, zyrtarët bullgarë dyshojnë se bëjnë fjalë për “gabim të qëllimshëm” për të penguar ardhjen e bullgarëve në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev ka thënë se një sjellje e tillë është e papranueshme, aq më tepër që nuk “përputhet me drejtimet në të cilat po lëvizin dy kombet tona”, dhe se nuk ka arsye për “sjellje negative”.

Ky njoftim vjen teksa drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë përfunduar manifestimet e organizuara për 151-vjetorin e lindjes së Dellçevit.

Për shkak të frikës për incidente, rrugët që çojnë te varri i Dellçevit, në Kishën e Shën Spasit, janë bllokuar nga forcat speciale të policisë, ndërsa lejohen të kalojnë vetëm delegacionet shtetërore dhe mediat e akredituara enkas për këtë ngjarje.

Figurën e tij e kanë nderuar edhe delegacionet bullgare.

Ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, ka thënë pas vendosjes së luleve mbi varrin e Dellçevi se, masat e policisë maqedonase ishin “drakonike”.

“Nuk jemi këtu për të bërë provokime. Nuk kemi me kë të ndahemi. Ne jemi fqinjë dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira dhe popujt tanë duhet të afrohen. Maqedonia e Veriut është shtet i pavarur, dhe kjo është e qartë dhe nuk e kam ndërmend t’iu përgjigjem provokimeve se Maqedonia ishte bullgare”, ka deklaruar Demerxhiev.

Ai është larguar nga Shkupi pa i pritur shtetasit bullgarë që kishin paralajmëruar pjesëmarrjen në manifestimin e ditës së shtunë.

Edhe pse ishte paralajmëruar, në Shkup nuk edhi as euro-deputeti bullgar, Angel Xhambaski, që konsiderohej person me “rrezik të lartë” për shkak të aktiviteteve të tija në të kaluarën dhe retorikën nxitëse.

Thirrje për festë paqësore

Autoritetet maqedonase kanë bërë thirrje për një festë paqësore dhe dinjitoze të këtij përvjetori.

"Porositë e Dellçevit për unitet dhe kohezion, kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe qëllimet strategjike shtetërore, janë po aq të rëndësishme edhe sot dhe janë obligim i shenjtë për të gjithë. Ne sot po e ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut në një shoqëri për të gjithë qytetarët. Pas aleancës më të madhe të sigurisë, NATO, që tashmë është një realitet, ne po e integrojmë vendin edhe në familjen e kombeve dhe shteteve evropiane, si një anëtar i plotë dhe i barabartë i Bashkimit Evropian”, ka thënë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në një postim në Facebook.

Me një pankartë me mbishkrimin “Goce është Maqedoni” në manifestim ka marrë pjesë edhe një delegacion i parisë maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE.

Kryetari i saj, Hristijan Mickoski, ka thënë se nuk është kundër që Goce Dellçevi të përkujtohet dhe nga shtetas të Bullgarisë, por vetëm si “revolucionar maqedonas”.

“Politikanët tuaj po na kthejnë në mesjetë, nuk po na çojnë në shekullin e 21-të. Në vend që të flasim për inteligjencën artificiale, shkëmbimin e teknologjive, ata na kthejnë në mesjetë. Për të fituar pikë të vogla, politikanët bullgarë, po i bëjnë vetes atë që nuk duhet të bëjnë. Ata bëhen interpretues të cirkut të estradës nga politikanët”, ka thënë Mickoski duke kritikuar edhe Qeverinë maqedonase për “kaos, vjedhje dhe ndasi të thella në shoqëri”.

Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë rritur në nëntor të vitit të kaluar kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat: “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.

Një pjesëtar i këtij klubi, më 16 janar, është sulmuar fizikisht, gjë që rriti edhe më shumë tensionet mes dy vendeve, duke çuar në tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

Dy shtetet fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, që nga viti 2017 - kur kanë nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë - nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet historike.

Mes tjerash, shtetet kanë mospajtime për prejardhjen e shumë personaliteteve historike, përfshirë edhe Goce Dellçevin, dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, pasi bullgarët pretendojnë se ato kanë “rrënjë bullgare”.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: фонд музея "Царицыно" собрал 61 тыс. произведений искусства


Спорт в России и мире
Москва

МегаФон привёз спасателям и пожарным грузовик связи


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Надаль пропустит Уимблдон из-за желания сыграть на Олимпиаде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Руководство Краснодара посетило китайский Харбин. Рассказываем подробности





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о суверенной финансовой системе в России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Путин и Лукашенко обсудили по телефону предстоящий саммит ШОС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

НАТО оказалась не готова к войне с Россией. Тайное соглашение США и Киева: Враг нацелился на Белгород - источники


Навальный в России и мире
Москва

Раз нет протестов, будут санкции: как навальнисты и команда Ходорковского меняют стратегию борьбы с Россией



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Черный хлеб и сосиски: какие капризы Басты исполняют организаторы концертов по его райдеру



Москва

В Московской области сотрудники Люберецкого ОВО задержали подозреваемого в умышленном причинении тяжкого вреда здоровью

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net