Rudarja pa njerëz, por ende me barrikada
![Rudarja pa njerëz, por ende me barrikada](https://gdb.rferl.org/034d0000-0aff-0242-9e90-08dae9872de2_w800_h450.jpg)
Largimi i barrikadave në veri ende s’ka filluar, edhe pse është paralajmëruar se një gjë e tillë do të niste mëngjesin e 29 dhjetorit. Ajo që ndryshon sot është se në barrikadën e vendosur në Rudarë, komuna e Zveçanit, nuk ka më njerëz. Njerëzve që punojnë në institucionet e Serbisë në veri iu është thënë që më nuk kanë nevojë të dalin në barrikada. Megjithatë, barrikada me automjete vazhdon të mbetet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)