Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Сентябрь
2022

Kush e përcakton fundin e pandemisë?

0
Kush e përcakton fundin e pandemisë?

Një përcaktim të qartë se kur fillon dhe kur mbaron një pandemi, nuk ka. Po ashtu, kërcënimi që paraqet shpërthimi global i një sëmundjeje mund të ndryshojë nga vendi në vend.

“Është disi një gjykim subjektiv, sepse nuk ka të bëjë vetëm me numrin e rasteve. Ka të bëjë edhe me ashpërsinë dhe ndikimin”, thotë Michael Ryan, shef i urgjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli një koronavirus - që më vonë u emërua SARS-CoV-2 - “krizë globale shëndetësore, me shqetësim ndërkombëtar”.

Pak kohë më vonë, në mars të atij viti, OBSH-ja shpalli pandeminë, që nënkuptonte përhapjen e koronavirusit pothuajse në çdo kontinent.

Në më shumë se dy vjet e gjysmë deri më tash, mbi 6.5 milionë njerëz humbën jetën nga ky koronavirus, ndërsa u infektuan mbi 612 milionë, tregojnë shifrat e Universitetit Johns Hopkins në SHBA.

Vaksinat dhe trajtimet ndihmuan në uljen e shkallës së viktimave dhe, sipas OBSH-së, numri i vdekjeve globale nga koronavirusi, javën e kaluar, ishte më i ulëti që nga marsi i vitit 2020.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën se pandemia në SHBA “ka marrë fund”, edhe pse ky vend vazhdon të operojë nën urgjencën e shëndetit publik, e cila është shpallur për herë të parë në janar të vitit 2020.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, tash për tash, pritet ta ripërtërijë këtë përcaktim në tetor.

Ekspertë të sëmundjeve infektive thonë se pandemia mund të konsiderohet gjerësisht e përfunduar, kur OBSH-ja përcakton se virusi nuk është më emergjencë me shqetësim ndërkombëtar. Komiteti i ekspertëve të OBSH-së e rivlerëson gjendjen çdo tre muaj.

“Nuk do të ketë një ditë kur dikush do të thotë: Në rregull, pandemia ka mbaruar”, thotë Chris Woods, ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Duke në SHBA.

Ai thotë se nuk ka kritere të miratuara në mënyrë universale për fundin e pandemisë, por shton se vendet ka të ngjarë të presin një periudhë kur numri i rasteve është në rënie të vazhdueshme.

Shkencëtarët presin që COVID-19 - sëmundja që e shkakton koronavirusi SARS-CoV-2 - të bëhet më e parashikueshme si gripi, që do të thotë se do të shkaktojë shpërthime stinore, por jo rritje të madhe të numrit të rasteve.

Por, edhe atëherë, thotë Woods, disa shprehi, të tilla si mbajtja e maskave në vende publike, mund të vazhdojnë.

“Edhe pasi të përfundojë pandemia, COVID do të jetë ende me ne”, thotë ai.

*Video nga arkivi për variantet e reja të koronavirusit SARS-COV-2

Aktualisht, në qarkullim është varianti Omicron i koronavirusit, i cili vazhdon të shkaktojë sëmundje të rënda, e madje edhe vdekje, sidomos në mesin e njerëzve me sëmundje shoqëruese.

“Është e rrezikshme të supozohet se Omicron do të jetë varianti i fundit”, thotë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar, ai tha se “fundi i pandemisë po shihet”, por kërkoi nga vendet që të ruajnë vigjilencën.

Një pandemi tjetër?

Në një opinion të publikuar në mars të këtij viti, OBSH-ja vlerësoi se “nuk është kurrë shumë herët për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme”, pasi “fatkeqësisht, COVID-19 nuk do të jetë e fundit”.

“Derisa rikuperohemi nga kjo krizë, ne duhet të ndërtojmë sisteme për të zbuluar dhe për t’iu përgjigjur urgjencave të ardhshme të shëndetit publik. Ato duhet të jenë bashkëpunuese, multi-sektoriale dhe gjithëpërfshirëse”, tha OBSH-ja.

Zgjidhja, sipas OBSH-së, është e trefishtë: forcimi i sistemeve shëndetësore, afrimi i shërbimeve shëndetësore me njerëzit dhe investimi në gatishmëri dhe reagim ndaj pandemisë.

Shpëtimi i jetëve fillon me investime në shëndet dhe në sistemet shëndetësore, sipas OBSH-së.

Përgatiti: Valona Tela






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Более пяти тысяч семей в СВАО получили новые квартиры по реновации


Спорт в России и мире
Москва

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Марат Сафин

Дзюба заявил, что был бы теннисистом уровня Сафина


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Мособлдума организовала выставку «Экологическое воспитание.Раздельный сбор мусора»





Путин в России и мире
Москва

Путин приехал на Смоленскую площадь для встречи с руководством МИД РФ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Пашинян предложил Лукашенко извиниться перед армянами из-за слов про Карабах. Что на это ответили в Белоруссии?




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

США обязаны передать Киеву "эскадрильи истребителей", заявил Зеленский


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Коммерсантъ

Не берут количеством // КПРФ и «Яблоко» выдвинули кандидатов в Мосгордуму



Москва

Флот «призрачных танкеров» с российской нефтью пополняется новыми союзниками

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net