Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Сентябрь
2022

Qytetarët pak të informuar për procesin e skriningut

0
Qytetarët pak të informuar për procesin e skriningut

Të enjten edhe zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi skriningut, apo i harmonizimit të ligjeve harmonizimi i ligjeve te Maqedonisë së Veriut me ato të Bashkimit Evropian.

Ekipin e Maqedonisë së Veriut e kryeson ministri për Çështje

të Integrimeve, Bojan Mariçi. Në profilin e tij në Facebook ka theksuar se me fillimin e skriningut, Maqedonia e Veriut “hyn në thelbin e procesit të reformave”.

Por, qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, nuk kanë njohuri të mjaftueshme se çka paraqet ky proces.

“Pse duhet të bëjnë skrining kur e dinë se çka jemi dhe kush jemi? Pse duhet ta bëjnë këtë”, thotë Vlladimir Anev, pensionist.

Drita, e cila punon si shitëse, thotë se autoritetet duhet t’ua sqarojnë qytetarëve se çka paraqet procesi i skriningut dhe cilat janë përfitimet nga ky proces.

“Jo nuk e di çka është me saktësi skriningu. E kam dëgjuar këtë në media, por askush nga autoritetet nuk na e ka sqaruar në detaje këtë proces”, thotë Drita.

Kurse, Stojan Koçevski thotë se ka njohur rreth këtij procesi.

“Unë e di mirë se çka parqet skriningu - mbikëqyrje e situatës në aspektin ekonomik, politik dhe shumë çështje të tjera”, thotë ai.

Qytetarët duhet ta kenë të qartë se çka ndodh në Bruksel pasi ajo që ndodh atje do të reflektohet në jetën e tyre, konsideron Andreja Stojanovski nga sektori civil, Forumi i Prespës, qendër kjo e cila me vite ndjek procesin e euro integrimeve.

“Nëse kjo nuk na intereson si qytetarë dhe sa më pak të mbetemi të informuar, kuptohet nëse kemi informacione të mangëta mund të na fusin në rrjetin e informacioneve të rrejshme, informacioneve të pjesshme, dhe në këtë mënyrë ta orientojnë në një drejtim tjetër gatishmërinë tonë pro-evropiane”, thotë Stojanovski për Radion Evropa e Lirë.

Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane, Drita Abdiu- Halil, e cila është zëvendëskryenegociatore për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, thotë për Radion Evropa e Lirë se skriningu gjatë periudhës shtator 2022-nëntor 2023, zhvillohet në dy nënfaza paralele: azhurnimi i skriningut shpjegues dhe skriningu bilateral.

“Gjatë azhurnimit të skriningut shpjegues – Komisioni Evropian do të japë udhëzime më të detajuara për mënyrën se si do të ndiqen reformat në fushat, të cilat për herë të parë zyrtarisht janë të kyçura në procesin e bisedimeve, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike".

"Përderisa gjatë skriningut bilateral, vendi do të prezantojë nivelin e harmonizimit me të drejtën e BE-së, përkushtimin institucional për implementimin e ligjeve të harmonizuara, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, të teknologjisë informative dhe financiare për implementim të standardeve evropiane”.

“Në këtë fazë do të duhet t’ i identifikojmë fushat apo çështjet eventuale për të cilat do të kërkohej periudhë tranzicioni”, thekson Drita Abdiu- Halili.

Pas 17 vjetësh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me Bashkimin Evropian me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Kësaj i ka paraprirë miratimi i të ashtuquajturit “propozim francez” për zgjidhjen e disa mospajtimeve mes Shkupit dhe Sofjes rreth gjuhës dhe historisë.

Në bazë të këtij propozimi, Maqedonia e Veriut, mes tjerash, ka rënë dakord për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о новом вольере для снежных барсов в Московском зоопарке


Спорт в России и мире
Москва

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

«ITF решила пойти по пути WTA и ATP, которые давно допускают россиян» — Янчук


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Овчинский: ОЭЗ «Технополис Москва» увеличит выпуск электрогрузовиков





Путин в России и мире
Москва

Глава МИД Турции обсудил в Москве курдские «выборы» в Сирии


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

За что Лукашенко должен извиняться перед Арменией?




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Филипп Киркоров

«Не кричи!»: Елена Север и Филипп Киркоров представили совместный клип и трек



Москва

Подмосковье подписало соглашение о популяризации раздельного сбора отходов

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net