A ka rrezik për krizë ushqimore?
![A ka rrezik për krizë ushqimore?](https://gdb.rferl.org/20459d11-f59d-4d3b-a5c2-2fcc2ae60502_tv_w800_h450.jpg)
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka lëkundur zinxhirët globalë të furnizimit - edhe ashtu të çrregulluar nga pandemia e koronavirusit. Çmimet e produkteve janë në rritje, dërgesat zgjasin, e me raste edhe anulohen. A ka rrezik për krizë ushqimore dhe cilat vende mund të jenë më të cenueshme?