Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Март
2022

Albanologu Rusakov: Luftë kriminale e Rusisë në Ukrainë

0
Albanologu Rusakov: Luftë kriminale e Rusisë në Ukrainë

Opinioni shoqëror në Rusi është i përçarë krejtësisht lidhur me luftën në Ukrainë dhe fatkeqësisht shumica e qytetarëve rusë i përkrahin veprimet e Qeverisë, por ka edhe protesta kundër saj, thotë albanologu rus, Alexander Rusakov, profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shën Petërsburgut në Rusi.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se mediat e lira në Rusi janë mbyllur, ndërkaq qytetarët e zakonshëm rusë i janë nënshtruar propagandës së qeverisë për luftën në Ukrainë dhe nuk i dinë arsyet e vërteta të pushtimit rus të Ukrainës.

Profesori Rusakov e cilëson luftën në Ukrainë si kriminale nga ana e Qeverisë ruse, ndërkaq që, sipas tij, pasojat nga sanksionet botës perëndimore të vendosura ndaj Rusisë, vetëm sa kanë nisur dhe pritet të ndihen për kohë të gjatë.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Rusakov, ku gjendeni ju aktualisht?

Alexander Rusakov: Gjendem në shtëpinë time në Shën Petërsburg, ku punoj në Universitet (Universitetin e Shën Petërsburgut), në Degën e Gjuhës Shqipe, si dhe në Institutin e Gjuhësisë së Përgjithshme në Petërsburg. Por, tani jam në shtëpi.

Radio Evropa e Lirë: Si është situata aktuale në qytetin ku jetoni ju?

Alexander Rusakov: Po si t’ju them... Nga ana e jashtme, situata është si gjithmonë. Të gjithë punojnë, të gjithë njerëzit shkojnë në dyqane, në kafene dhe të tjera. Por, kemi edhe protestat kundër kësaj lufte (në Ukrainë). Por, nga ana e jashtme, situata është e qetë, këtu në Petërsburg. ​

Radio Evropa e Lirë: A ekziston frika te njerëzit e zakonshëm në Rusi, lidhur me pasojat nga konflikti në Ukrainë, por edhe nga sanksionet e botës perëndimore, të cilat po bëhen gjithnjë e më të rënda? ​

Alexander Rusakov: Për mua, është shumë e vështirë t’ju përgjigjem për mendimet e popullsisë në përgjithësi, sepse opinioni shoqëror në Rusi tani është i përçarë fare. Është një shumicë – për fat të keq, për mua – që i përkrahë veprimet e Qeverisë (së Rusisë) dhe ata shikojnë dhe dëgjojnë televizionin, si dhe i besojnë propagandës. Propaganda thotë se gjithçka do të jetë mirë. Ndërkaq, është pakica – nuk mund t’ju them se sa për qind është kjo pakicë. Nuk është e paktë. Më duket se është 20 ose 25 për qind, ndoshta më shumë ose ndoshta më pak – që janë në gjendje të tmerrshme, sepse ata kuptojnë se kjo është një luftë kriminele kundër popullit miqësor, kundër popullit që është shumë i afërt me popullin rus.

Kjo është e vërtetë, sepse pothuajse të gjithë rusët kanë të afërm dhe miq në Ukrainë. Kanë gjakun në Ukrainë. Unë për shembull, jam gjithashtu një ukrainas, pjesërisht. ​

Radio Evropa e Lirë: Profesor, ju e përmendët propagandën në Rusi. Cila është situata lidhur me informimin sot në Rusi dhe si informohen qytetarët rusë lidhur me luftën në Ukrainë? ​

Alexander Rusakov: Tani, situata me informimin po përkeqësohet për çdo ditë. Për shembull, të mërkurën u mbyll stacioni televiziv i fundit i lirë Dozhd. Po ashtu, u mbyll radio stacioni Ekho-ja e Moskës, që ishte një radio shumë e përhapur, shumë e popullarizuar në Rusi. Tani vetëm interneti mund të na japë informatë të lirë, por edhe interneti po ngushtohet dhe të gjithë e kanë të nevojshme që të shfrytëzojnë (aplikacionin) Viber-in dhe mjetet e tjera, që të dëgjojnë mjetet e informimit të lirë që japin informatën objektive. Kjo, sepse nga televizioni shtetëror njerëzit dëgjojnë vetëm propagandat, të cilat janë shumë agresive. ​

Radio Evropa e Lirë: Sipas mendimit tuaj, a i dinë qytetarët e zakonshëm rusë arsyet se pse po zhvillohet kjo luftë dhe a e mbështesin qytetarët pushtimin e Ukrainës nga Rusia?

Alexander Rusakov: Qytetari i zakonshëm mendon sipas propagandës ruse, se kinse kjo është pasojë e politikës agresive të Unionit Atlantik (Aleancës Veri-atlantike), që ka qëllimet e tij për Rusinë, se në Ukrainë kanë fituar fashistët, nazistët e të tjerë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne e kuptojmë, por qytetari i zakonshëm që e shikon televizorin, që i dëgjon fjalimet e presidentit tonë (Vladimir Putin), ai mendon në këtë mënyrë. Por, unë nuk mund të them se si është përpjestimi real i atyre që i besojnë propagandës zyrtare ndaj atyre që nuk i besojnë. ​

Radio Evropa e Lirë: Cili është mendimi i juaj për luftën Rusi-Ukrainë? ​

Alexander Rusakov: Mendimi im dhe mendimi i shumë miqve të mi është se kjo është një luftë kriminale, me të vërtetë... ​

Radio Evropa e Lirë: Kriminale nga ana e kujt? ​

Alexander Rusakov: Nga ana e qeverisë sime, nga ana e Rusisë. Po, sepse është një luftë agresive kundër një shteti më të vogël që nuk paraqet asnjë rrezik për Rusinë.

Radio Evropa e Lirë: Për fund profesor, a po ndihen sanksionet e Perëndimit në Rusi, a i keni vërejtur ju?

Alexander Rusakov: Po, tani ne i vërejmë dhe ne akoma vetëm sa fillojmë t’i ndiejmë pasojat e këtyre sanksioneve. Por, mendoj se gjithashtu ato do të jenë shumë të rënda, sepse ne nuk do të kemi mundësi të paguajmë, për shembull, për çdo gjë që ne blejmë në Perëndim.

Ne tani pothuajse nuk kemi mundësi të shkojmë jashtë. Kjo nuk është ndaluar nga ana zyrtare, por pothuajse e pamundshme nga ana teknike, sepse aeroplanët nuk fluturojnë në shumicën e vendeve perëndimore dhe të tjera. Por, mendoj se tani ky është vetëm një fillim dhe ne do t’i ndiejmë pasojat e këtyre sanksioneve në kohën që vijon.

Situata është shumë e paqëndrueshme. Ne të gjithë nuk e dimë dhe nuk mund të përfytyrojmë se si do të zhvillohet situata më tej, si nga ana e luftës dhe ashtu edhe nga ana e politikës së brendshme. Kjo tani, gjithashtu, do të vështirësohet këtu. Situata është e rëndë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин поддержал команду кандидатов от «Единой России» на выборы в Мосгордуму


Спорт в России и мире
Москва

Массовыми патриотическими акциями отметили День России на заводах АО "Желдорреммаш"


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Блинкова вылетела с турнира WTA в Хертогенбосхе


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

РЭО назвал топ-3 регионов по количеству пунктов приема вторсырья





Путин в России и мире
Москва

Россия и Турция обсуждают варианты решения проблем с банковскими переводами


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Белорусский дипломат оценил непомерные претензии Пашиняна к Лукашенко




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Почему Зеленский не убедил саудовского принца, кража денег РФ, что готовят против России на саммите НАТО: обзор мировой политики 13 июня


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Брановицкий

Релиз трека. Релиз новой песни. Релиз сингла. Релиз Музыкального альбома.



Москва

Стартует всероссийский конкурс «Семья и будущее России-2024»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net