Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Январь
2022

Pasojat nga shpërthimi i vullkanit në Tonga

0
Pasojat nga shpërthimi i vullkanit në Tonga

Reuters

Shpërthimi masiv i vullkanit nënujor në Tonga mund të shkaktojë dëme afatgjata në shkëmbinjtë nënujorë koralorë, erozionin e bregdeteve dhe dëmtimin e peshkimit, thanë shkencëtarët, të cilët kanë analizuar imazhet satelitore dhe po shikojnë të kaluarën për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen në këtë rajon të largët.  

Reshje acidi

Që prej shpërthimit të shtunën, vullkani Hunga-Tonga-Hunga-Ha'apai ka liruar dyoksid squfuri dhe oksid nitrogjeni – dy gazra që krijojnë reshje acidi kur ato ndërveprojnë me ujin dhe oksigjenin në atmosferë.

Me klimën tropikale të Tongës, “ka gjasa që reshjet e acidit të ndodhin në Tonga për një kohë në të ardhmen”, tha vullkanologu Shane Cronin nga Universiteti i Auklendit.

Reshjet e acidit shkaktojnë dëme të gjera të të korrurave dhe mund të shkatërrojnë prodhimet kryesore të Tongës siç janë taro, mistri, bananet dhe perimet e tjera. “Varësisht nga kohëzgjatja e shpërthimit, siguria ushqimore mund të komprometohet”, tha Cronin.

Imazhet satelitore tregojnë një shtëllungë që po përhapet drejt perëndimit, që do të thotë se Tonga mund të kursehet nga reshjet e acidit, megjithëse kjo shtëllungë duket se është nisur drejt Fixhit.

Në një buletin të publikuar të hënën, Zyra për Çështje Humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se Fixhi është duke monitoruar cilësinë e ajrit dhe i ka këshilluar qytetarët që të mbulojnë rezervuarët e ujit që i kanë në shtëpi dhe të qëndrojnë brenda në rast të reshjeve.

Ngordhja e peshqve

Zona ekskluzive ekonomike e Tongës është pothuajse 700,000 mijë kilometra hapësirë ujore apo 1,000 herë më e madhe sesa zona tokësore e këtij shteti ishull. Dhe, shumica e banorëve të Tongës ushqimin dhe jetesën e tyre e sigurojnë nga oqeani.

Përderisa shkencëtarët duhet që të dalin në terren për të kryer hulumtimet e tyre, “pak fotografi që janë të qasshme tash për tash, duket se tregojnë një batanije... hiri” në tokë, tha Marco Brenna, gjeolog në Universitetin e Otagonit në Zelandën e Re.

Në oqean, ai hi mund të jetë i dëmshëm për jetën detare. Javë para se të ndodhte shpërthimi i 15 janarit, Shërbimi Gjeologjik i Tongës kishte paralajmëruar se uji i detit pranë ishte i ndotur nga shkarkimet toksike vullkanike dhe se peshkatarët “supozojnë se peshqit në këto ujëra janë të helmuar ose helmues”.

Pashmangshëm, shpërthimi i vullkanit e ka përkeqësuar situatën. Uji i turbullt dhe i mbushur me hi në afërsi të vullkanit do t’i parandalojë peshqit që të ushqehen dhe do të ndikojë edhe në shtratin e detit, vendit ku riprodhohen peshqit. Disa peshq do të zhduken dhe ata që do të mbijetojnë do të detyrohen të migrojnë, thanë shkencëtarët. Ndryshimet e mëtejme në shtratin e detit mund të krijojnë pengesa të reja edhe për anijet e peshkimit.

“Do të kalojë përpara se terrenet e peshkimit të restaurohen”, tha Brenna.

Dëmtimi i koraleve

Hiri vullkanik gjithashtu mund të dëmtojë koralet, që janë shtylla kryesore e industrisë së turizmit, që sillte fitime vjetore deri në 5 milionë dollarë, para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Edhe para shpërthimit të vullkanit, koralet në Tonga ishin të kërcënuara nga shpërthimet e sëmundjeve dhe efektet e ndryshimeve klimatike përfshirë zbardhjen e koraleve dhe cikloneve gjithnjë e më të forta.

Tani “zona të mëdha me korale dhe zona që është goditur menjëherë nga shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga me gjasë janë varrosur nga sasi të mëdha të hirit vullkanik”, tha Tom Schils, biolog detar në Universitetin e Guamit që ka studiuar shpërthime vullkanike dhe koralet në Ishujt Verior të Marianës.

Shpërthime të tilla vullkanike po ashtu lirojnë më shumë hekur në ujë, që mund të nxisin rritjen e algave jeshile dhe sfungjerëve që degradojnë edhe më tej shkëmbinjtë nënujorë.

Shkëmbinjtë nënujorë do të duhet të fillojnë nga e para dhe ky proces mund të marrë vite kohë, tha Brian Zgliczynski, ekolog i koraleve në Institutin e Oqeanologjisë Scripps. “Llojet më tolerante ndaj cilësisë së dobët të ujit do të arrijnë të mbijetojnë të parët”, tha ai, duke shtuar se koralet e forta dhe peshqit do t’iu duhet më shumë kohë që të rikuperohen pas shpërthimit të vullkanit.

Erozioni i bregdetit

Humbja e shkëmbinjve koralorë do të ndikonte gjithashtu në aftësinë e Tongës që të përballet me ngritjen e nivelit të ujit dhe stuhive. Kjo paraqet shqetësim për Tongën, pasi ndryshmet klimatike po bëjnë që niveli i detit të rritet me rreth 6 milimetra në vit – që është dyfishi i mesatares globale.

Në një raport të publikuar më 2015, Tonga vlerësoi se parandaluesit natyrorë të stuhive, siç janë shkëmbinjtë koralorë dhe barërat detare kishin vlerë vjetore prej 11 milionë dollarë.

Me shpërthimin e fundit të vullkanit, matësit e nivelit të detit regjistruan valë cunami prej 1.19 metrash dhe më pas këto pajisje më nuk raportuan të dhëna të reja. Cunamit vlerësohet se shkaktojnë erozion të shpejtë të bregdetit. Dhe, para se sistemet e komunikimit të prisheshin, videot shfaqën dëme në det, dëme të shkaktuara nga njeriu.  

“Barrierat bregdetare mund të preken shumë nga valët e cunamit, duke bërë që ishujt të jenë më të cenueshëm”, tha Cronin.

Përgatiti: Mimoza Sadiku






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая


Спорт в России и мире
Москва

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Анна Курникова

Курникова показала трогательные фото Энрике Иглесиаса


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

По каким признакам можно распознать машину-«утопленника»: лайфхак





Путин в России и мире
Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

В сказке театра кукол Ульгэр приключения и опасности, интересные знакомства и встречи - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети



Москва

Умер режиссер Камерной сцены имени Покровского ГАБТа Валерий Федоренко

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net