Aksidentohet në Serbi një autobus nga Kosova: Të lënduarit, jashtë rrezikut për jetë
![Aksidentohet në Serbi një autobus nga Kosova: Të lënduarit, jashtë rrezikut për jetë](https://gdb.rferl.org/83F01379-587E-46BC-A29D-D83DECC2B4AE_w800_h450.jpg)
Qeveria e Kosovës njoftoi se nëntë udhëtarët që u lënduan në një aksident në Serbi të një autobusi nga Kosova, janë jashtë rrezikut për jetë.
Autobusi i linjës Prishtinë-Grac ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.
“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës.
Ekzekutivi tha se institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të ndihmuar të prekurit në këtë aksident.