Tre të vdekur nga koronavirusi në Serbi
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e koronavirusit.
Ministria serbe e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 206.
Shkalla e vdekshmërisë aktuale, siç u theksua, është 2.09 përqind.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus, në 24 orët e fundit është 57, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.848 persona, tha ministria.
Më 6 maj, Parlamenti i Serbisë votoi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u vendos më 15 mars, për shkak të pandemisë.
Autoritetet shëndetësore kanë udhëzuar qytetarët të mbajnë maskat mbrojtëse të fytyrës si dhe kanë ndaluar tubimet.
Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë