Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Май
2019

Nismat “e vonuara” për trajtimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

0
Nismat “e vonuara” për trajtimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

Është e padiskutueshme që krimet e shtetit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë duhet të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, por iniciativat e fundit në këtë drejtim, të institucioneve dhe drejtuesve institucional të Kosovës, janë të vonuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të çështjeve juridike penale.

Me 6 maj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur edhe formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë. Ndërkaq, një ditë më vonë, më 7 maj, Komisioni parlamentar ‘ad-hoc’ për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka miratuar një draft-rezolutë.

Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë për Radion Evropa e Lirë se nismat e tilla i sheh të vonuara, ndërkohë që sipas tij, institucionet dhe Qeveria e Kosovës në të gjitha mandatet e deritashme, nuk u janë qasur problemeve bazike që kanë të bëjnë me çështjen e krimeve të shtetit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“Është jo vetëm e vonuar, por jashtëzakonisht shumë e vonuar. Kjo nismë është dashur të jetë pas luftës, eventualisht 1 vjet ose 2 vjet pas luftës, që i bie të jetë në vitin 2001 dhe 2002. Ne, shqiptarët, duhet të vetëdijesohemi që punët tona duhet vet t’i kryejmë".

"Kanë kaluar 20 vjet dhe ne ende nuk e kemi regjistrin unik, në nivel të Kosovës, për të gjithë personat e vrarë, për objektet e shkatërruara, për dëmet, për numrin e femrave të dhunuara, të cilin besoj që kurrë nuk do ta kemi numri i saktë i dhunimeve kurrë nuk mund të caktohet”, theksoi Salihu.

Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se lidhur me idenë e kryetarit të Kuvendit, Veselit, për një Tribunal ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, ende mbetet e paqartë se si do të bëhet bashkërendimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe faktorët vendimmarrës. Pa përkrahjen e harmonizuar të faktorëve global, sipas tij, ideja për tribunalin nuk mund të realizohet.

“Çdo kush që e ndërmerr këtë iniciativë, duhet ta ketë parasysh edhe mundësinë e dështimit. Pra, në asnjë mënyrë nuk guxohet që kjo të bëhet me një ‘yrysh’, me një lloj entuziazmi të pabazuar dhe me një lloj populizmi, sepse nëse dështon, atëherë do të jetë një zhgënjim jashtëzakonisht i madh për të gjitha familjet e viktimave dhe do ta dëmtojë në mënyrë të pariparueshme çështjen e krimeve serbe në Kosovë dhe gjetjen e drejtësisë për të gjithë ata që kanë pësuar nga këto krime”, theksoi Muhaxhiri.

Ai ka shtuar se deri më tash tema e krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë, është injoruar në nivelin e brendshëm, por edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Nismat e fundit, siç thotë ai, janë komplekse, për shkak se kanë të bëjnë me aspektin emocional dhe politik. Siç thotë Muhaxhiri, është duke u krijuar përshtypja se këto nisma po ndodhin me qëllim të kompensimit të mungesës së angazhimit të deritashëm nga ana e institucioneve të Kosovës.

Për më shumë, sipas tij, marrë parasysh që tash e 20 vjet nuk është ngritur çështja e krimeve të Serbisë në Kosovë, ideja për themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë, mund të shihet edhe si tentim për krijimin e një kundërpeshe karshi Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihen si Gjykata speciale për krimet e luftës në Kosovë, e cila do t’i trajtojë krimet e pretenduara se janë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pretendime të cilat janë ngritur nga Dick Marty në Raportin e tij për Parlamentin Evropian.

*Video nga arkivi: Çka është Gjykata Speciale e Kosovës?

“Edhe pse mund të mendohet si një kundërpeshë ndaj Gjykatës Speciale, iniciativa aktuale e politikanëve kosovarë nuk mund ta ketë rëndësinë që e kanë pasur akuzat e Dick Marty-t, sepse ato janë bërë si pjesë e një zinxhiri shumë të rëndësishëm institucional ndërkombëtar. Pra, një kundërpeshë e Gjykatës Speciale mund të bëhet vetëm nëse me rrugë të njëjtë, me metodologji të njëjtë dhe me miratim të njëjtë të faktorëve ndërkombëtar, krijohet një gjykatë për krimet serbe në Kosovë”, tha Muhaxhiri.

Sidoqoftë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar përkushtimin e institucioneve për angazhim gjithëpërfshirës, në mënyrë që të bëhet i pashmangshëm themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë. Ai ka theksuar se Kosova “nuk pranon heshtje dhe nuk pranon as mohim” dhe se “Serbia do të përgjigjet” për viktimat që ka shkaktuar.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Мэр: 29 и 30 июня в Москве пройдет масштабное празднование Дня молодежи


Спорт в России и мире
Москва

В Димитровграде проводят чемпионат России по парусному спорту в классе «микро»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Уимблдон потребует от российских теннисистов подписать декларацию о нейтралитете


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Математики СФТУ разработали методику борьбы с ураганами





Путин в России и мире
Москва

Россия получит доступ к военным базам и аэродромам Индии, что создаст угрозу США


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Президент Белоруссии заверил Лаврова в полной поддержке




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

"Начинка — нацизм": Захарова вскрыла истинную суть Киева после слов приспешника Зеленского о Крыме


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Михаил Кутушов

Ледяная ловушка: доктор Кутушов рассказал про опасность мороженого в жаркую погоду



Москва

Экспортеров Подмосковья пригласили на онлайн-встречу с предпринимателями из Индии

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net