Shkupi përgatitet për vizitën e Papës
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, janë bërë përgatitjet e fundit për vizitën e Papa Françeskut. Ati i Shenjtë është në një turne treditor në Ballkan. Ai ka qëndruar në Bullgari dhe të martën pritet të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut.