Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Октябрь
2018

Mbi 90% e marrëveshjeve me Kosovën "nuk janë zbatuar nga Serbia"

0
Mbi 90% e marrëveshjeve me Kosovën

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të procedojë për në seancë plenare raportin e qeverisë mbi dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi Dragusha, e lëshoi mbledhjen, ndërkaq deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, nuk mori pjesë në votim.

Për raportin votuan vetëm 5 anëtarë të komisionit nga 10 anëtarë sa gjithsej.

Në raportin e qeverisë për dialogun theksohet së ka pasur ngecje dhe vështirësi në zbatimin e pothuajse të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se ky raport është më i detajuar sa i përket dialogut, krahasuar me raportet tjera paraprake, edhe pse, sipas saj, mungon analiza e marrëveshjes së vitit 2013, e nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, dokument i cili edhe është ratifikuar nga ana e Kuvendit të Kosovës. 

“Nuk ka pasur asnjëherë vlerësim nga ana e Kuvendit për tërë procesin e dialogut, i nevojshëm sidomos për këtë periudhë kur jemi në përmbyllje të tij. Si konkludim mund të themi se mbi 90 për qind e marrëveshjeve me Kosovën nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë. Pra, nuk ka marrëveshje që ajo nuk e shkel së paku pjesërisht. Kjo flet mjaft sa i përket suksesit të këtij procesi”, tha Osmani.

Kjo, sipas saj, ka ndodhur për shkak të mosgatishmërisë nga ana e shtetit serb për t'i zbatuar këto marrëveshje dhe pikërisht për këtë shkak, ajo tha se duhet të përpilohen disa rekomandime nga ana e Kuvendit për Qeverinë për periudhën e ardhshme.

Deputetja e partisë në pushtet, AAK-së, Time Kadriaj, e vlerësoi të panevojshëm dërgimin në seancë plenare të këtij raporti, me arsyetimin se për dialogun është diskutuar disa herë.

“Nuk kemi nevojë ta dërgojmë në seancë plenare pasi dialogu është diskutuar në Kuvend. Ky është një raport informues dhe s’kemi nevojë as të shkojmë me rekomandime, as ta dërgojmë në seancë plenare”, deklaroi Kadriaj.

Raporti, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është dëshmia më e mirë e një procesi të dështuar negociator me Serbinë.

“Veç me një lexim të thjeshtë i nxjerr nja 50 dështime, defekte, mospërmbushje, ngecje, kryesisht obstruksione nga ana e Serbisë. Nëse doni të shihni çka ka ndodhur prej vitit 2011, ky nuk ka se si të quhet ndryshe, perveç proces krejt i dështuar”, u shpreh deputeti opozitar, Konjufca.

Pavarësisht dështimit që Komisioni për Punë të Jashtme ta procedojë këtë raport për në seancë plenare, deputetja Vjosa Osmani tha se do të jenë grupet parlamentare ose grupet e deputetëve që do të arrijnë ta dërgojnë në Kryesinë e Kuvendit në mënyrë që të procedohet në seancë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

Прощание «Спартака» с Джикией, «Зенит» в гонке за чемпионство. Итоги игрового дня РПЛ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соболенко — Коллинз: белоруска выиграла первый сет в полуфинале Рима


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Ежемесячную денежную выплату получают более 1,6 млн пострадавших от радиации





Путин в России и мире
Москва

Путин провел совещание с участием оборонного сектора и сектора безопасности в связи с инцидентом с вертолетом Раиси


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Президент Камеруна получил послание от Президента Лукашенко




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт волынщиков в музее П.И. Чайковского



Москва

Волонтеры провели субботник в усадьбе Городище

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net