Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Октябрь
2018

ATSH, Tanjug: Serbët dhe shqiptarët –në drejtim të BE-së

0
ATSH, Tanjug: Serbët dhe shqiptarët –në drejtim të BE-së

Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve kanë qenë në qendër të diskutimeve të pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare që u zhvillua në Tiranë me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.

Në këtë konferencë, e organizuar nga dy agjencitë shtetërore të lajmeve nga Shqipëria dhe Serbia, Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) me agjencia serbe “Tanjug”, u mbajtën dy panele ku u diskutua e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht shqiptarëve dhe serbëve në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet ndërmjet dy popujve. 

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në fjalën e tij tha se ekziston një tendencë dhe vullnet për të tejkaluar stereotipat negativë që shpeshherë shoqërojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, apo shqiptarëve dhe serbëve në rajon dhe se “mund të jetë një marrëdhënie normale me dy fqinjëve që zhvillohet normalisht në mënyrë progresive, që i ka ulje-ngritjet dhe ka frymën polemizuese”.

"Janë marrëdhënie dinamike me potencial gjithashtu të paeksploruar mirë, siç tregojnë natyrisht edhe vitet e fundit, ku kemi një frymë dhe zhvillim pozitiv, sidomos për sa i përket zhvillimit të sektorit të turizmit, ku gjithnjë e më shume serbë po e konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion turistik”.

“Janë gjithashtu marrëdhënie në progres e sipër edhe për shkak të faktit që programet e mobilitetit kanë filluar dhe po zbatohen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, duke i dhënë kësisoj frymë edhe konceptit të lidhjes që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord në kuadër të procesit të Berlinit, ku siç dihet, dy arteriet kryesore të programeve të ndërlidhjes kanë si boshte kryesore Tiranën dhe Beogradin”, tha ministri Bushati. 

I pranishëm si panelist në këtë konferencë ishte edhe eurodeputeti Hannes Swoboda, i cili tha se të dyja palët duhet të marrin përgjegjësi jo vetëm për vete, por dhe për rajonin, sesi njerëzit mendojnë për njëri-tjetrin dhe jetojnë pranë njëri-tjetrit “jo me kokën mbrapa por duke parë të ardhmen”.

Swoboda vendosi theksin te dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, si mundësi e integrimit në BE, duke thënë se zgjidhja e konflikteve është e rëndësishme dhe nuk duhet të keqpërdoret historia.

“Të gjithë e dini mbi takimet dhe çështjet e tjera që zhvillohen. Duhet të gjejmë një zgjidhje rajonale. Nuk mund të zgjidhim një çështje ndërkohë që del një çështje tjetër, prandaj mendoj se qëndrimi rajonal është i rëndësishëm. Pra, mbi rendin e ri në rajon përballë BE-së. Pra, BE nuk është se i pret me krah hapur vendet që kanë konflikte, pra duhet patjetër të tejkalohen disa nga pengesat”, u shpreh Swoboda.

Mbi temën “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?” dhe të ardhmen e tyre në familjen evropiane foli edhe ish i dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Wolfgang Petritsch, i cili së fundi ka përkrahur idenë për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje e kontestit mes dy vendeve.

Ai tha se ka një përkushtim të qartë nga Brukseli dhe nga anëtarët e BE-së për sa i përket zgjerimit, që tregon qartë se në vitin 2025 dy vende nga Ballkani Perëndimor do t’i bashkohen BE-së, ku Serbia është një nga ato. Pritet çelja e negociatave dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në qershor 2019.

Duke thënë se situata ka ndryshuar në 20 vjetët e fundit, Petritsch u shpreh i sigurt se BE-ja ka problemet e saj ekzistenciale dhe kjo nuk është ekzagjerim.

“Një gjë vërehet në Ballkanin Perëndimor, tendencat autoritare, që duhet të merren seriozisht. Po punojmë e po luftojmë shumë për të mos i lejuar këto tendenca autoritare për t’u bërë më të forta. Kemi parë reagimin e BE-së sa i takon Polonisë, apo në rastin e Italisë, ku ka një deficit të buxhetit. BE-ja reagon sa herë që ka një problem”, tha Petrisch.

Në anën tjetër, drejtoresha e agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, Branka Gjukiq, duke cituar të dhënat e një ankete të bërë nga ky medium mbi qëndrimet në Ballkan - sesi shqiptarët dhe serbët shikojnë marrëdhënien mes tyre dhe sa e rëndësishme është për ata përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve - tha se e ardhmja e vetme është BE-ja.

“Përvoja na tregon se bashkëpunimi ndërmjet dy popujve nuk është vetëm me dashuri, por mbi interesa, pra nevojitet pragmatizëm jo emocione, sepse të dy palët siç e tregoi edhe anketa, janë të interesuar në bashkëpunimin e mëtejshëm në turizëm, tregti, sport etj”, tha ajo.

Një konferencë me emër të njëjtë ishte organizuar në korrik të këtij vitit edhe në Beograd, nga të njëjtët organizatorë.

Qëllimi i saj, sipas organizatorëve, është të nxirren diskutime të suksesshme se si dy popujt me më së shumti popullsi në Ballkan mund të bashkëpunojnë për t’iu bashkuar perspektivës evropiane.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

В столице Туркменистана - Ашхабаде открыли памятник легендарному армянскому поэту и композитору Саят-Нове


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соболенко — Коллинз: белоруска выиграла первый сет в полуфинале Рима


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Тело пропавшей два дня назад школьницы нашли на востоке Москвы





Путин в России и мире
Москва

«Недоволен и беспокоится»: WSJ узнала о реакции лидера КНР на визит Путина в КНДР


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Шнуров

«Перекрестись и замолчи»: Сергей Шнуров пристыдил Филиппа Киркорова на съемках «Новой Фабрики звезд»



Москва

В ДР Конго заявили об участии американцев и британца в попытке переворота

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net