Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Июль
2018

Haradinaj përplaset me opozitën për 53 milionë eurot shtesë për autostradën

0
Haradinaj përplaset me opozitën për 53 milionë eurot shtesë për autostradën

Polemikat akuzat e ndërsjella dhe kritikat kanë përshkuar seancën e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Ramush Haradinaj, me ftesë të opozitës, ka zhvilluar interpelancë parlamentare në lidhje me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Deputetët e opozitës kanë drejtuar kritika të shumta në adresë të Qeverisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një vendim jo ligjor.

Kryeministri Ramush Haradinaj është përballur me kritika të shumta, por vazhdimisht i ka hedhur poshtë kritikat, duke arsyetuar dhe cilësuar si të domosdoshëm vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve shtesë për punimet në autostradë.

Konsorciumi turko amerikan “Bechtel& Enka”, kishte kërkuar mjete shtesë për shkak të dështimit të, siç është potencuar, Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në kohën e nënshkrimit të kontratës me kompaninë ndërtuese, ka qenë në pushtet ka kritikuar Qeverinë Haradinaj për ndarjen e 53 milionë eurove, pasi, sipas tyre, vendimi ishte i padrejtë dhe joligjor.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tani deputet nga radhët e LDK-së, tha se borxhi ndaj këtij konsorciumi, sipas vlerësimeve zyrtare, ka qenë mbi 14 milionë euro.

Sipas tij, ndarja e mjeteve shtesë në bazë të kontratës mes kompanisë dhe Qeverisë, është dashur të bëhet paraprakisht pas vlerësimeve nga kompania konsulente “Hill International”, e cila i mbikëqyrë punimet në autostradë.

"Kërkesa e 'Bechtel & Enkas' për koston shtesë prej 53.1 milionësh konsiderohet si e pabazë. Natyrisht, ata e dinë se përmes keqpërdorimit të së drejtës nuk do të mund të fitonin në asnjë arbitrazh, prandaj kanë bërë marrëveshje direkte me Qeverinë dhe ministrin Pal Lekaj duke anashkaluar menaxherin e kontratës “Hill Internacional”. Prandaj, e vetmja zgjidhje ju mbetet që ta shkarkoni ministrin Lekaj dhe gjithë kabinetin e tij për shkelje të ligjit, ta anuloni vendimin e Qeverisë për miratimin e kostos shtesë prej 53,1 milionë eurosh dhe zbatoni aneks kontratën tanimë të rekomanduar nga menaxheri i kontratës “Hill interncationl” në shumën prej 14.78 milionë eurosh ", tha Zharku.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje tha se 53 milionë euro janë ndarë në mënyrë të parregullt. Deputeti nga radhën e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta bëjë publike marrëveshjen për këtë çështje.

"Ky 53 milionësh (euro) që përmendet në raporte kudo, quhet si penalizmi i Qeverisë së Kosovës, urdhëroni na i sillni dokumentet ku e si u penalizuam. Për mua ky nuk është penalizim. Nuk është penalizmi i Republikës së Kosovës për punën në pagesë, por konkretisht është dhënë në mënyrë të parregullt ky 53 milionë eurosh", theksoi Aliu.

Kryeministri Haradinaj u është kundërpërgjigjur në disa raste kritikave dhe akuzave të opozitës. Haradinaj ka akuzuar Qeverinë paraprake të Kosovës, të drejtuar nga ish- kryeministri Isa Mustafa, për borxhin e grumbulluar ndaj kompanisë "Bechtel Enka".

Ai tha se në bazë të kontratës, në rast të vonesave të pagesave të faturave, thuhet se Qeveria duhet paguajë gjobë deri në 40 mijë euro për një ditë.

Kryeministri ka arsyetuar pagesën e kërkuar nga operatori ekonomik, për të mos u përballur me procese gjyqësore. 

"Të gjitha të dhënat që u folën nga ish- ministri Zharku janë manipulime. Nëse ka një njeri në këtë Kosovë që e ka shkaktuar këtë borxh, është ministri i Infrastrukturës (Lutfi Zharku), nuk ka mundur ndryshe të burojë borxhi. Pse LDK-ja nuk e ka përmbyllur atë borxh. Pse nuk e ka dhënë një nënshkrim dhe ta paguajë atë borxh prej 14.7 milionë eurosh. Këtë borxh Kosovës, këtë minë të pashpërthyer në tavolinën e Qeverisë Haradinaj e ka krijuar Qeveria e LDK-së, ish-kryeministri Mustafa, ish- ministrat Lutfi Zharku e Avdullah Hoti", tha Haradinaj. 

Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë, e cila kap shumën rreth 600 milionë euro, ka filluar në korrik të vitit 2014, dhe thuhet se do të jetë e gatshme për qarkullim në fund të vitit 2018. Mirëpo, kontrata në mes kompanisë ndërtuese dhe Qeverisë asnjëherë nuk është bërë publike për opinionin.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин посетил фестиваль "Москва – на волне. Рыбная неделя"


Спорт в России и мире
Москва

Дептранс Москвы раскрыл детали инцидента на станции метро "Спортивная"


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Миомир Кецманович

Кецманович отказался от борьбы в игре с Медведевым на "Ролан Гаррос"


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жителям Подмосковья рассказали о лесопожарной обстановке в регионе на 1–3 июня





Путин в России и мире
Москва

Руководство Краснодара посетило китайский Харбин. Рассказываем подробности


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Путин и Лукашенко обсудили по телефону предстоящий саммит ШОС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

НАТО оказалась не готова к войне с Россией. Тайное соглашение США и Киева: Враг нацелился на Белгород - источники


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Валерий Гергиев

Гергиев с артистами Мариинского и Большого театров продолжат фестиваль «Гений места»



Москва

Водители застряли в пробке на Ленинградском шоссе в Москве из-за ДТП

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net