Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
Evropaelire.org
Апрель
2018

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme rreth dëbimit të shtetasve turq

0
Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme rreth dëbimit të shtetasve turq

Me nismën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbështetjen e dhënë nga 40 deputetë nënshkrues të kësaj nisme, Kuvendit të Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ngjarje e cila ka ndodhur më 29 mars.

Për këtë operacion, drejtuesit e tri institucioneve më të larta të vendit, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, kishin deklaruar se nuk kanë pasur informacione.

Shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Avdulllah Hoti, ka ngritur pikëpyetjen se si pesë nga gjashtë të arrestuarit, të cilët ishin punonjës të shkollave “Mehmet Akif”, kanë mundur të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare të vendit, ashtu siç e ka arsyetuar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), arrestimin dhe dëbimin e këtyre shtetasve turq. Siç ka theksuar ai, me këtë rast janë shkelur procedurat ligjore dhe të drejtat e qytetarëve turq të deportuar.

“Ne të gjithë u shtangëm më 29 mars, e harruam 22 dhjetorin e vitit të kaluar, nga lajmi se gjashtë shtetas turq ishin kidnapuar dhunshëm në pikë të ditës, para nxënësve, kolegëve e familjarëve të tyre. Në vend që të intervistoheshin nga organet kompetente në Prishtinë, ata u deportuan me urgjencë në Turqi”, tha Hoti.

“Të shtangur kishin mbetur kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, por jo presidenti”, tha Hoti, duke e hedhur faji në pikërisht në adresën e presidentit, Hashim Thaçi.

Duke e cilësuar gjendjen si dramtike, por me pasoja të pariparueshme për të deportuarit dhe familjet e tyre, LDK propozoi megjithatë që Kuvendi të nxjerrë një rezolutë.

Përmes saj kërkohet që drejtori i Policisë, Kryeprokurori i Shtetit, drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, ministri i Brendshëm, ministri i Jashtëm, ministri i Drejtësisë, autoriteti i aviacionit bashkë me ministrin e Infrastrukturës, brenda tri ditëve të raportojnë me shkrim në komisionin përkatës parlamentar për përgjegjësinë që kanë pasur dhe procedurat që kanë ndjekur në këtë rast. LDK kërkoi të formohet një Komision hetimor parlamentar për të zbardhur këtë rast, i cili u tha se ka cenuar rëndë të drejtat elementare njerëzore.

“Përgjegjësit e këtij skandali të japin llogari bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”, thuhet në qëndrimet e LDK-së.

Ndërkohë, në debatet pasuese, Memli Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës tha se ngjarjet e javës së kaluar që ndërlidhen me operacionin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, kanë shqetësuar opinionin dhe institucionet e Kosovës.

Ai ka theksuar se askush nuk mund të rrijë indiferent ndaj mënyrës se si është zhvilluar aksioni i arrestimit dhe deportimit të këtyre qytetarëve nga Turqia. Por, Krasniqi nuk është pajtuar që tani Kuvendi të hedh barrën e fajësisë mbi një individ apo institucion përpara se rasti të mos jetë sqaruar deri në fund.

“Edhe pse kanë kaluar gati se një jave, asnjëri prej nesh nuk kemi asnjë raport e as një informacion zyrtarë për arsyet, rrjedhën dhe efektet e këtij veprimi. Rrjedhimisht edhe qëndrimet tona janë të varura nga kjo mungesë e informatave, por edhe nga deklarimet e deritashme të liderëve dhe të bartësve institucionalë. Unë besoj që të gjithë mund të pajtohemi se sot, me shumë se çfarëdo tjetër, ajo që na duhet është qartësia lidhur me veprimet që kanë ndodhur. Kur flas për qartësi, mendoj për atë që shkon përtej informatave dhe copëzave të informatave që janë seruar deri më tash në publik”, tha Krasniqi.

Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje , deputeti Glauk Konjufca, ka thënë se arrestimi shtetasve turq që kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë ka shpërfaqur të gjitha defektet e pushtetit në Kosovë. Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq sipas tij do të ketë edhe pasojat për vet Kosovën.

“Dikush u bë shkaktar në Kosovë, që shteti ynë të renditet në mesin e atyre pak shteteve në botë, të cilat i shkelin konventat më të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pas këtyre praktikave, një shtet i tillë nuk mund të thotë që është në Evropë, pra nuk i takon Evropës. Këto janë konsekuencat më të rënda për Kosovën, në aspektin ndërkombëtar. Aspekti i dytë është ai i brendshëm kushtetues. Faktikisht u shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sepse në aspektin e të drejtave të njeriut, Kushtetuta e jonë mbahet si një Kushtetutë goxha e avancuar”, tha Konjufca.

Debati po vazhdon, ndërsa theksi i diskutimeve po përqendrohet në mosrespektimin e ligjit, procedurave dhe mungesën e koordinimit institucional ditën e dëbimit të shtetasve turq nga Kosova.

Pritet që në fund të seancës, Kuvendi të votojë për apo kundër rezolutës së propozuar nga LDK-ja.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Более трех миллионов человек посетили фестиваль «Москва на волне. Рыбная неделя»


Спорт в России и мире
Москва

Больше всего работников с креативными идеями работает в ритейле и спорте


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ролан Гаррос

Соболенко победила на старте открытого чемпионата Франции по теннису


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Портал «Малый бизнес Москвы» насчитывает более 200 тыс пользователей





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о суверенной финансовой системе в России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Путин и Лукашенко обсудили по телефону предстоящий саммит ШОС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

НАТО оказалась не готова к войне с Россией. Тайное соглашение США и Киева: Враг нацелился на Белгород - источники


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Мариинка

Мариинский театр обзавелся четвертой сценой на 800 мест



Москва

В Подмосковье прошел VI форум молодых специалистов образовательных организаций

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net