Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Vance udhëheq negociatat kyç me Iranin

0

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ndodhet në sfidën më të rëndësishme diplomatike të mandatit të tij, pasi ka shkuar në Islamabad për të udhëhequr negociatat me Iranin.

Këto bisedime mund të përcaktojnë përfundimisht nëse armëpushimi i brishtë dyjavor do të respektohet, apo nëse rajoni do të rrëshqasë sërish drejt një konflikti të ri.

Delegacioni amerikan përfshin të dërguarit e posaçëm, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, si dhe zyrtarë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Ata përballen me një ekip iranian të udhëhequr nga ministri i Jashtëm Abbas Araqchi dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf.

Në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 10 prill për gazetarët se pret përparim që do të “hapë Gjirin Persik me ose pa” një marrëveshje formale, teksa paralajmëroi se nuk do të lejojë që Irani të vendosë tarifa apo të kontrollojë në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, teksa negociatat pritet të nisin më 11 prill, rruga drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme mbetet e pasigurt, e formësuar nga presione konkurruese, dinamika të konfliktit rajonal dhe mospajtime thelbësore mbi kushtet për paqe.

Negociata të nxitura nga presioni, jo nga besimiPër Ryan Bohl, analist për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në kompaninë e inteligjencës së rrezikut RANE, serioziteti i bisedimeve nuk vihet në dyshim, por rezultati i tyre është larg nga të qenët i garantuar.

“Bisedimet janë serioze”, tha Bohl për Radion Evropa e Lirë më 10 prill, duke theksuar se ka apetit për të ndaluar një konflikt të gjatë nga SHBA-ja dhe nevojën urgjente për Iranin drejt një rruge për rindërtim dhe stabilitet të brendshëm.

“Por, mbetet pasiguri se deri në ç’masë secila palë është e gatshme të bëjë kompromise”.

Sipas vlerësimit të Bohlit, si Uashingtoni, ashtu edhe Teheran po negociojnë nën presion, ndonëse balanca e ndikimit nuk është e barabartë. Irani beson se ka një avantazh strategjik përmes ndikimit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit dhe tolerancës më të lartë ndaj vështirësive afatshkurtra.

“Vullneti politik i Iranit, në terma afatshkurtër, nuk është aq i dobët sa ai i Amerikës”, tha Bohl. “Ata duket se mendojnë se mund ta përdorin këtë për të nxjerrë koncesione”.

Ky avantazh është po aq psikologjik sa edhe material. Sipas Bohlit, Teherani po gjen mundësi në mesazhet e paqëndrueshme të Uashingtonit.

“Teherani me gjasë i sheh komunikimet disi të çrregullta të Uashingtonit si shenjë dobësie dhe urgjence”, tha ai, duke shtuar se kjo i inkurajon të kërkojnë koncesione, siç është zhbllokimi i aseteve për rindërtim.

Në të njëjtën kohë, kalkulimi politik i Trumpit e ndërlikon pozitën e SHBA-së. I vendosur që të mos duket sikur po bën lëshime ndaj Teheranit, presidenti mund të kufizojë fleksibilitetin e nevojshëm për një përparim, pavarësisht dobësive të brendshme që, sipas Bohlit, mund të dobësojnë pozicionin e Uashingtonit.

Hormuzi: Aset strategjik apo kurth për përshkallëzim?Ky tension është më i dukshëm në Ngushticën e Hormuzit, arterien kyç për energjinë globale që Irani e ka kufizuar pjesërisht.

Dan Arbell, një ish-zyrtar i shërbimit të jashtëm izraelit dhe studiues në Universitetin Amerikan, e përshkroi situatën si të brishtë dhe të rrezikshme.

“Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur”, tha ai për REL-in.

Ndërsa vazhdon një “kalim i kufizuar” i anijeve, Irani e ka lidhur rikthimin e plotë të transitit me operacionet izraelite në Liban. “Kjo sigurisht po e minon përpjekjen aktuale”, shtoi Arbell.

Ryan Bohl e sheh qëndrimin e Iranit si një bast të kalkuluar.

“Irani ka treguar se aktualisht e kontrollon në mënyrë efektive Hormuzin”, tha ai. “Por, Trump mund të besojë ende se duhet të përdorë forcën për ta rihapur atë nëse Irani e përdor për shumë gjatë si kartë negocimi”.

Rezultati është një ekuilibër i paqëndrueshëm: një ngufatje strategjike që i jep Teheranit ndikim, por që rrezikon të shkaktojë pikërisht reagimin ushtarak, që ai përpiqet ta shmangë.

Fronti në Liban: Potencialisht problemi kryesorDiplomacinë e ndërlikon më tej konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Irani këmbëngul se ky front nuk mund të ndahet nga një armëpushim më i gjerë.

Bohl theksoi se Teherani e sheh këtë grup si thelbësor për të frenuar fushatat e ardhshme ushtarake izraelite: “Irani nuk mund të lejojë që Hezbollahu të eliminohet gradualisht nga izraelitët”.

Arbell vuri në pah dhunën e vazhdueshme si një pengesë kryesore. “Izraeli po bombardon objektiva në të gjithë Libanin... ndërsa Hezbollahu vazhdon të lëshojë raketa drejt veriut të Izraelit”, theksoi ai.

Këto zhvillime sfidojnë drejtpërdrejt procesin e negociatave në Islamabad.

Por, ka përpjekje për ta adresuar këtë çështje. Departamenti amerikan i Shtetit pritet të jetë mikpritës i bisedimeve në nivel ambasadorësh mes Izraelit dhe Libanit më 14 prill në Uashington. Megjithatë, Arbell paralajmëroi se pritjet duhet të jenë modeste.

“Duhet të jemi realistë”, tha Arbell. “Nuk do të ketë ndryshim brenda natës. Ky është një proces”. Ai shtoi se, ndërsa prioriteti i Izraelit është çarmatimi i Hezbollahut, grupi militant nuk ka gjasa të çarmatoset pa një ndryshim më të gjerë rajonal.

SHBA-ja dhe Izraeli: Të harmonizuar, por jo identikëNjë pikë kyç e përplasjes qëndron te pyetja nëse fushata e Izraelit në Liban duhet të lidhet me negociatat SHBA–Iran. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të ruajë lirinë e veprimit kundër Hezbollahut, por ky qëndrim po ndryshon nën presionin amerikan.

“Izraeli po mbronte idenë që të mos lidhen të dyja”, tha Arbell. “Por, ditët e fundit është bërë e qartë se Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli të ulë tensionet… për të shmangur minimin e përpjekjes më të gjerë”.

Arbell sqaroi se ky është një “dallim në qasje” dhe jo një përçarje në aleancë. Ndërsa SHBA-ja është e përqendruar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe stabilizimin e tregjeve globale, Izraeli mbetet i fokusuar në dobësimin e kapaciteteve të Hezbollahut.

Ai sugjeroi se një mesazh i qartë i SHBA-së për Netanyahun mund të lëshohet gjatë fundjavës, duke kërkuar përmbajtje për t’i dhënë shans diplomacisë.

Kufizimet e diplomacisëThelbi i negociatave mbetet në kërkesat e kahershme të SHBA-së: kufizime ndaj programit bërthamor të Iranit, kufizime në zhvillimin e raketave dhe ndalimi i mbështetjes për aleatët rajonalë si Hamasi dhe rebelët Huthi në Jemen.

Arbell paralajmëroi se SHBA-ja nuk mund të presë që Irani të “ndryshojë brenda natës” apo të dorëzohet. Ai argumentoi për një qasje pragmatike: “SHBA-ja duhet të sjellë ide që mund të zbatohen dhe të pranohen. Përndryshe, kjo nuk do të ndodhë”.

Të dy analistët shohin një përkim interesash për të ndalur konfliktin. Arbell theksoi se Irani ka nevojë për “hapësirë për të marrë frymë” për t’u rikuperuar nga shkatërrimet e sulmeve të fundit.

Megjithatë, Bohl tha se sheh rrezik për një ngërç. Sipas tij, rrugëdalja mund të jetë “lodhja” e të dyja palëve.

Por, ai paralajmëroi edhe një skenar më të paqëndrueshëm: nëse Uashingtonit i shteron vullnetu politik para Teheranit, Irani mund të ruajë kontroll joformal mbi Ngushticën e Hormuzit, duke mbajtur aftësinë për ta ndërprerë sërish kalimin në të ardhmen.

Pse Islamabadi mban çelësinTeksa ekzistojnë disa kanale diplomatike, të dy ekspertët bien dakord se bisedimet në Islamabad kanë peshën më të menjëhershme.

“Mendoj se bisedimet në Pakistan janë më të rëndësishme”, tha Arbell. “Ajo që ndodh mes SHBA-së dhe Iranit ka ndikim më të madh në situatën e përgjithshme”. Ndryshe nga procesi kompleks Izrael–Liban, këto negociata mund të prodhojnë rezultate që zbatohen brenda ditësh.

Për nënpresidentin JD Vance, ky është një moment përcaktues. Suksesi mund të stabilizojë një rajon të paqëndrueshëm dhe të shënojë një arritje të madhe diplomatike për administratën Trump. Dështimi rrezikon të thellojë një cikël konflikti, të karakterizuar nga dhunë e përsëritur dhe kërcënime të vazhdueshme për ekonominë globale.

Teksa bisedimet nisin, pyetja nuk është më nëse të dyja palët duan një rrugëdalje, por nëse mund të bien dakord për një gjë të tillë para se ekuilibri mes ndikimit dhe përshkallëzimit të shembet.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net