Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Kusari-Lila pret stabilizim të çmimeve të naftës

0

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari-Lila, tha se shpreson që çmimet e naftës të stabilizohen në ditët në vijim pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Mbrëmjen e 7 prillit, SHBA-ja dhe Irani u pajtuan për ndalimin e armiqësive për dy javë dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugë kyç detare përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit në botë.

“Uroj që stabilizimi i çmimit të naftës dhe derivateve të vazhdojë ditëve në vijim. Kjo krejt do të varet nga rrethanat në Lindjen e Mesme. Është shumë e rëndësishme që ky mekanizëm i joni deri tani ka dhënë rezultatet e veta ndoshta jo në nivel 100 për qind, ka pasur lëvizje të çmimeve, por gjithsesi që në situatën kur do të kemi qarkullim të lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe mosndikim të sasisë apo të çmimit në berzhën ndërkombëtare, atëherë edhe në Kosovë do të hiqet mekanizmi i përcaktimit me marzhë", tha Kusari-Lila për gazetarët më 8 prill.

Ajo shtoi se do të duhen edhe disa ditë të dihet saktë nëse situata është kthyer në normalitet apo nëse ka hapësirë për destabilitet.

Aktualisht, në Kosovë është në fuqi masa mbrojtëse për çmimin e derivateve, pasi çmimet e naftës janë rritur që kur nisi konflikti mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin më 28 shkurt.

Masat mbrojtëse kanë për qëllim të caktojnë fitimet maksimale të lejuar për shitjen me shumicë dhe pakicë dhe mos të lejojnë rritje të pakontrolluar, por nuk nënkupton se nuk do të ketë rritje të çmimeve, pasi kjo varet nga çmimet e importit.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Partitë opozitare kanë kërkuar masa të tjera, sikurse ulja e akcizës dhe heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), por këto masa janë kundërshtuar nga Qeveria.

Kusari-Lila u pyet për këto masa masa shtesë që ka kërkuar opozita, por ajo tha se në situatën aktuale është siguruar mbarëvajtja e sektorit dhe “nuk ka shkuar në ekstrem ngritja e çmimeve përkundër lëvizjeve që kanë ndodhur në berzhat ndërkombëtare”.

Megjithatë, ajo tha se shteti mund të ndërhyjë në sektorin e transportit dhe bujqësisë.

“Konsiderojmë që në situatën si e kemi, jemi duke e shikuar mundësinë e ndërhyrjes te sektori i transportit dhe i bujqësisë si dy prej sektorëve që prekin kategoritë më të ndjeshme, ndërsa te sektorët që ende e kanë mundësinë e operimit pa ndërprerje ajo mbetet të shihet për një rrethanë tjetër. Por, unë prapë shpresoj që me arritjen e armëpushimit në kohën kur ka furnizim në treg dhe nuk ka ndërprerje të transportit çmimi i naftës dhe derivateve të saj do të stabilizohet gradualisht ”, tha Kusari-Lila.

Rritjet e çmimeve të derivateve filluan pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion ushtarak në Iran, dhe Teherani u përgjigj me sulme në Izrael dhe vende të tjera aleate të SHBA-së në rajon.

Megjithatë, pas arritjes së armëpushimit dyjavor, më 8 prill anijet kanë nisur lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net