Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2026
1 2 3 4 5 6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se është gjetur një lëndë plasëse “me fuqi të madhe shkatërruese” gjatë një hetimi rreth kërcënimeve ndaj infrastrukturës së gazit në kufirin me Hungarinë.

Vuçiq theksoi se e ka njoftuar për këtë kryeministrin hungarez, Viktor Orban, përmes një bisede telefonike.

“Ia paraqita atij rezultatet e para të hetimit nga autoritetet tona ushtarake dhe policore në lidhje me kërcënimin ndaj infrastrukturës kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë”, shkroi Vuçiq në Instagram të dielën.

Ai shtoi se përveç eksplozivit, u gjetën edhe fitila për aktivizimin e tij.

Vuçiq nënvizoi më pas në Beograd, gjatë një vizite në vendin e ndërtimit për ekspozitën Expo, se jo shumë larg vendbanimit Velebit në Vojvodinën veriore, disa qindra metra nga tubacioni i gazit Balkan Stream, u gjetën në dy çanta shpine dy pako të mëdha me eksplozivë me fitil.

“Ato mund të kishin rrezikuar një numër të madh njerëzish dhe të kishin shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me gaz të Serbisë dhe Hungarisë", tha ai.

"Kemi të dhëna dhe një hetim është duke u zhvilluar. Sapo mbarova bisedën me Viktor Orbanin. Është e qartë se lojërat gjeopolitike nuk do të na lënë rehat", tha Vuçiq.

Ai shtoi se agjencitë e inteligjencës së Serbisë "bënë një punë të mirë".

"Mendojmë se e dimë se cilit grup i përkasin individët që supozohej të ndërmerrnin hapin e fundit në aktivizimin e eksplozivëve. Qëllimi ishte të dërgohej një mesazh politik. Do ta ndëshkojmë rëndë këdo që kapim", tha Vuçiq.

Portali hungarez Index raportoi se Orban ka planifikuar një takim të Këshillit të Mbrojtjes për të dielën pasdite për shkak të eksplozivit të gjetur pranë një tubacioni gazi në Serbi.

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) njoftoi më parë se policia dhe ushtria po kontrollonin zonën në veri të Serbisë në komunën e Kanjizhës, rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga kufiri me Hungarinë.

Sipas RTS-së, kërkimi po kryhej nga toka, me kontroll dhe koordinim nga ajri, dhe se helikopterët po fluturonin mbi zonën. Janë përdorur dronë, qen nuhatës, pajisje për imazhe termike dhe pajisje të tjera, si dhe ekipe kundërsabotimi.

RTS deklaroi se kontrolli po kryhej me miratimin e Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Suboticë.

Autoritetet kompetente ende nuk kanë publikuar informacione rreth veprimit të forcave të sigurisë në veri të Serbisë.

Më 19 mars, pjesëtarët e ushtrisë serbe filluan rritjen e sigurisë në stacionin e kompresorëve në Zhabar, në Serbinë lindore, në tubacionin e gazit Balkan Stream që transporton gazin rus nga Turqia në Hungari.

Kjo erdhi pasi Vuçiq njoftoi se objekti do të ruhej nga ushtria për arsye sigurie për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net