Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2026
1 2 3 4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh

0

Ligjvënësit kosovarë i kanë ratifikuar të enjten një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, të cilat kapin vlerën e miliona eurove.

Ratifikimi i tyre vjen pas vonesave të shkaktuara nga pezullimi i punës së Kuvendit gjatë marsit, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me një dekret të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë, i cili u rrëzua dhe ligjvënësit rifilluan punën.

Marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare mund të miratohen vetëm me votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit me 120 vende.

Marrëveshjet e së enjtes u miratuan me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga një pjesë e pakicave, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e braktisën sallën paraprakisht, si shenjë pakënaqësie ndaj mosfutjes së një rezolute si pikë të parë të rendit të ditës.

Në mesin e marrëveshjeve që kaluan të enjten është edhe ajo për kredinë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në vlerë prej 33 milionë eurosh.

Marrëveshjet e ratifikuara:Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor.Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018.Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017.Marrëveshja e kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale.Marrëveshja e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike.Marrëveshja e kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë - Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.Vlera e katër prej këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë me Bankën Evropiane për Investime, shkon në 121 milionë euro.

Banka Evropiane e Investimeve i kishte thënë Radios Evropa e Lirë në mars se ratifikimi i marrëveshjes “ishte i nevojshëm për ofrimin e financimit të propozuar”.

“Ratifikimi i marrëveshjes do t'i mundësonte Kosovës të ecë përpara me ndërtimin e njërit prej centraleve të saj më të mëdha fotovoltaike diellore, me një kapacitet deri në 100 megavatë. Projekti pritet të forcojë sigurinë energjetike të vendit duke rritur pjesën e energjisë së rinovueshme të prodhuar në vend dhe duke zvogëluar varësinë nga gjenerimi me bazë qymyri. Ai gjithashtu do të mbështeste qëllimet më të gjera të tranzicionit të gjelbër të Kosovës, pasi centrali pritet të gjenerojë rreth 169 gigavatë energji elektrike në vit dhe do t'i ulte ndjeshëm emetimet e dyoksidit të karbonit sapo të vihet në funksion”, thuhej në përgjigje.

E një zëdhënës nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i kishte thënë Radios Evropës së Lirë se çdo vonesë në ratifikimin e dy marrëveshjeve të kredisë do të “mund të çonte në vonesa në kontraktimin dhe zbatimin e punimeve”.

Marrëveshjet me BERZH-in kapin vlerën e 75 milionë eurove.

Ndërkohë, Kuvendi dështoi t’i ratifikojë katër marrëveshje të tjera ndërkombëtare pasi deputetët opozitarë nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ishin aty, ndërsa deputetët e LDK-së nuk pranuan që ato të procedoheshin në mënyrë të përshpejtuar siç kërkuan deputetët e partisë në pushtet.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net