Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
22
23
24
25
26
27
28

Trump: Aleatët kanë kontribuar mbi 7 miliardë dollarë për Gazën, Kosova e gatshme të dërgojë trupa

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se vendet aleate kanë kontribuuar me 7 miliardë dollarë për ta ndihmuar Gazën, ndërsa Kosova është zotuar për të ndihmuar me trupa ushtarake përmes Bordit të Paqes.

Duke folur në takimin e parë të Bordit të Paqes të enjten në Uashington, Trump tha pesë vende, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, janë zotuar se do të dërgojnë trupa në forcën ndërkombëtare të sigurisë në Gazë.

Trump gjithashtu njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë.

Në takimin inaugurues të Bordit të Paqes mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi Kosova është ndër anëtaret themeluese.

Bordi i Paqes, me 27 anëtarë, u themelua më 22 janar në Davos të Zvicrës, në prezencë të presidentit Trump.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit.

Themelimi i Bordit është paraparë në planin 20-pikësh të Trumpit për paqe në Gazë.

Ky plan u pranua tetorin e kaluar nga Izraeli dhe Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera – për t’iu dhënë fund luftimeve dyvjeçare.

Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij të enjen Trump tha gjithashtu se kishte ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, e vlerësoi presidenten Osmani, dhe tha se këto dy vende duhet ta telefonojnë nëse nuk kalojnë mirë, ndërsa Osmani iu përgjigj: “Do t’ju telefonojmë”.

Kontributi i KosovësPresidenca e Kosovës ka konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se shtetit nuk i është kërkuar pagesa prej 1 miliard dollarësh.

Thuhet se për t’u bërë anëtar i përhershëm, një vend duhet ta paguajë një shumë prej 1 miliard dollarësh.

Ndërkohë, më herët, autoritetet në Kosovë konfirmuan se janë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me të cilin do të mund të kontribuojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregoi se pjesëmarrja e FSK-së në këtë forcë vjen pas pjesëmarrjes në një konferencë në Doha të Katarit në dhjetorin e vitit paraprak, të organizuar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka thënë Radios Evropa e Lirë se konferenca në Katar ka pasur karakter informues lidhur me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese dhe se Kosova është ftuar të marrë pjesë nga ushtria amerikane.

Ndërkohë, komandat i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, gjeneralmajori amerikan, Jasper Jeffer, dha më shumë hollësi enjten gjatë takimit të Bordit për këtë forcë.

“Pesë vendet e para kanë angazhuar trupa për të shërbyer në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) – Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria. Dy vende kanë marrë përsipër të trajnojnë policinë – Egjipti dhe Jordania”, tha Jeffers.

Jeffers shtoi gjithashtu se ISF do të nisë me dislokimin në Rafah, në jug të Gazës, ku do të trajnojë policinë atje dhe më pas do të “zgjerohet sektor pas sektori”.

Plani afatgjatë, sipas Jeffers, është të përdoren 20.000 trupa të ISF-së dhe të trajnohen 12.000 policë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi vrau mbi 1.200 njerëz në Izrael dhe mori qindra pengje.

Sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë shkaktuan mbi 60.000 njerëz të vrarë, krizë urie dhe dëme të mëdha infrastrukturore.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net