Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
22
23
24
25
26
27
28

18 vjet burgim për kosovarin që vrau argjentinasen në Fushë-Kosovë

0

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Endrit Nikën me 18 vjet burgim për vrasjen e partneres së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë më 2023.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga trupi gjykues, raporton Betimi për Drejtësi – medium i specializuar për raportime në fushën e drejtësisë.

Të pranishëm në seancë ishte i pandehuri me avokatin e tij dhe mbrojtja e palës së dëmtuar.

Në maj të vitit 2025, Nika ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën për vrasje.

Rrjeti i Grave të Kosovës: Dënimi nuk është proporcional me peshën e krimitPas shqiptimit të aktgjykimit, Rrjeti i Grave të Kosovës tha se dënimi prej 18 vjetësh burgim “nuk është proporcional me peshën e krimit” dhe seriozitetin e rrethanave.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ky rrjet tha se kjo vrasje është me motiv gjinor - femicid, duke theksuar se vrasja e grave për shkak të gjinisë së tyre është shkelja më e rëndë e të drejtës për jetë “dhe kërkon ndëshkim maksimal”.

“Dënime të tilla rrezikojnë të normalizojnë dhunën ndaj grave dhe të dërgojnë mesazh se jeta e grave vlen më pak. Kërkojmë që gjykatat ta njohin qartë motivin gjinor dhe të aplikojnë standardet më të larta të ndëshkimit. Drejtësia duhet të jetë reale, proporcionale dhe e pamëshirshme ndaj femicidit”, u tha në reagim.

Rrjeti i Grave të Kosovës ndihmon viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke ofruar këshillim dhe ndihmë juridike falas.

Çfarë thuhet në aktakuzën ndaj Nikës? Aktakuza ndaj tij u ngrit në shkurt të vitit 2025. Sipas Prokurorisë, më 1 gusht të vitit 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me tashmë të ndjerën, ai e kishte goditur atë dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

Me të hyrë në dhomën e hotelit, sipas aktakuzës, Nika me dashje që ta privojë nga jeta viktimën M.K-U., kishte vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj saj duke e dërguar në qoshen e dhomës, ku ajo nuk kishte pasur mundësi të largohej.

Aktakuza thotë se më pas e kishte shtyrë viktimën, e kishte nxjerrë në kornizën e dritares duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit që gjendej në kat të gjashtë. Për shkak të rrëzimit nga lartësia, viktima nuk iu mbijetoi plagëve.

Sipas të dhënave, në Kosovë nga viti 2010 e deri më tani janë vrarë rreth 60 gra.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net