Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
29
30
31

Vaska, kolltukë e dyshekë: Prishtina mbushet me mbeturina

0

Vaska, shtretër, dyshekë, kolltukë e oriendi të tjera... por edhe mbeturina ndërtimore, shihen në skajet e kontejnerëve për mbeturina në shumë zona të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Këto nuk konsiderohen mbeturina shtëpiake, që mblidhen rregullisht nga kompania rajonale e mbeturinave Pastrimi, por janë mbeturina vëllimore dhe inerte.

Kush, atëherë, duhet të merret me to?

Teksa gjendja duket se është rënduar, nga Komuna e Prishtinës dhe Pastrimi premtojnë se do të ketë një zgjidhje të shpejtë.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës thonë për Radion Evropa e Lirë se këto mbeturina konsiderohen deponi ilegale, pasi ka vendgrumbullime të përcaktuara për këto lloj mbeturinash.

Megjithatë, nga kjo drejtori nuk treguan se ku janë vendet që qytetarët mund të shkojnë dhe t'i dërgojnë vaskat, stufat elektrike apo çfarëdo pajisje tjetër shtëpiake që nuk iu duhen, që më pas ato të largohen nga kompania Pastrimi.

Por, në vitin 2024, shembull, Komuna e Prishtinës kishte publikuar orare dhe lokacione nëpër qytet ku qytetarët mund të dërgonin mbeturina ndërtimore apo edhe të vëllimshme të cilat më pas largoheshin çdo dy javë.

Përmes përgjigjeve me shkrim, nga Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës thanë se duke nisur nga kjo javë do të nisë zbatimi i planit operativ për vendosjen “e një sistemi të qëndrueshëm dhe të rregullt të grumbullimit të mbeturinave”.

“Hapi i radhës është grumbullimi i mbeturinave nga ndërtimi dhe rrënimi, i cili do të fillojë nga java e ardhshme. Po ashtu, do të nisë shqiptimi i gjobave për të gjithë ata që nuk i dërgojnë mbeturinat ndërtimore në deponinë e përcaktuar për grumbullimin dhe trajtimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e kësaj drejtorie.

Sipas Ligjit për mbeturinat, mbeturina të vëllimshme janë ato që janë në përmasa të mëdha fizike, për të cilat kërkohen pajisje të veçanta për largimin e tyre.

Ndërkaq, ato inerte janë ato që nuk pësojnë ndryshime fizike, kimike dhe biologjike, pra nuk treten dhe kur janë në kontakt me materie të tjera “nuk ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në mjedisin dhe shëndetin e njeriut”.

Pasi që janë lloje të veçanta mbeturinash, ato nuk mund të largohen së bashku me mbeturinat shtëpiake. Për këtë, autoritetet komunale, në këtë rast Komuna e Prishtinës duhet të lidhë kontratë të posaçme me kompaninë Pastrimi që ato të largohen.

Zëdhënësja e kompanisë Pastrimi, Arbëreshë Fazliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka një kontratë të tillë, por shton se kompania, së bashku me Komunën, po punojnë që shpejt të bëhet grumbullimi i këtyre llojeve të mbeturinave.

“Megjithatë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, jemi në fazën përgatitore që shumë shpejt të fillojmë me largimin e të gjitha mbeturinave vëllimore të akumuluara në qytet. Ky proces do të realizohet në mënyrë të koordinuar dhe të planifikuar, me qëllim rikthimin e rendit dhe pastërtisë në hapësirat publike”, thotë ajo.

Nga Pastrimi pohojnë se hedhja e pakontrolluar e mbeturinave vëllimore dhe inerte pranë kontejnerëve të destinuar për mbeturina shtëpiake, “pengon grumbullimin e rregullt dhe krijon vështirësi operative”.

“Prandaj, apelojmë për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët deri në fillimin e aksionit të largimit të tyre”, u shpreh Arbëreshë Fazliu.

Nga Komuna e Prishtinës, ndërkaq, paralajmëruan qytetarët se do të gjobiten nëse mbeturinat ndërtimore nuk i dërgojnë në deponi të caktuara.

Ligjet dhe udhëzimet në fuqi përcaktojnë gjoba të ndryshme për qytetarët apo kompanitë që hedhin mbeturina interte dhe të vëllimshme. Ligji për mbeturina, për shembull, parasheh edhe gjoba të majme që arrijnë deri në 50.000 euro për personat që menaxhojnë mbeturinat pa licencë, bëjnë transportim të mbeturinave të paligjshme, etj.

Madje, një qytetar ishte gjobitur në Prishtinë më 2024 me 200 euro, pasi kishte hedhur mbeturina inerte nga ballkoni i ndërtesës ku jetonte, sipas Komunës së Prishtinës.

E, derisa Komuna dhe kompania për grumbullimin e mbeturinave të merren vesh për largimin e tyre, qytetarët në Prishtinë do të duhet “të bashkëjetojnë” me to dhe të paguajnë për shërbimin për grumbullimin e mbeturinave te kompania Pastrimi.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net