Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26
27
28
29
30
31

Visoka: Bordi i Paqes mund t’i sjellë Kosovës përfitime në politikën e jashtme

0

Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, mund t’i sjellë vendit përfitime të rëndësishme në politikën e jashtme, pavarësisht kostove të mundshme, vlerëson profesori i studimeve për paqe dhe konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Gëzim Visoka.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Visoka thotë se për sa kohë Kosova mbetet jashtë organizatave të mëdha ndërkombëtare si NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nisma të tilla mund t’i shërbejnë forcimit të pozicionit të saj diplomatik.

“Kjo platformë mund t’i ofrojë Kosovës një hapësirë për lobim dhe për të kërkuar njohje të reja nga shtete si Maroku apo vende të tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën…Deri më tani, sistemi i OKB-së nuk i ka ofruar Kosovës barazi, qasje të duhur, nuk ka qenë në shërbim të së drejtës së Kosovës për vetëvendosje, për anëtarësim në sistemin ndërkombëtar dhe për njohje ndërkombëtare. Në një farë mënyre, kjo është edhe një protestë ndaj rendit të OKB-së, i cili ka përfunduar duke u bërë vegël e fuqive të mëdha”, thotë Visoka.

Intervistën e zgjeruar me profesorin Visoka e gjeni në videon më poshtë:

Gjatë fjalimit hapës në Davos, Trump tha se do të punojnë me shumë të tjerë, përfshirë edhe OKB-në.

“Ky bord ka mundësinë të jetë një nga organet më me ndikim të krijuara ndonjëherë dhe është një nder i jashtëzakonshëm për mua të shërbej si kryetar i tij. Sot po shpalosen hapat e parë drejt një dite më të ndritshme për Lindjen e Mesme dhe një të ardhmeje shumë më të sigurt për botën", tha mes tjerash Trump.

Në këtë video ju sjellim më shumë informacione për Bordin:

Kosova iu përgjigj pozitivisht ftesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese më 22 janar në Davos të Zvicrës.

Sipas Visokës, ky veprim e pozicionon Kosovën qartë në krah të SHBA-së, edhe në kontekstin e raporteve të tensionuara me Bashkimin Evropian, pa e përjashtuar orientimin euroatlantik të vendit.

Ai shton se pjesëmarrja në Bordin e Paqes mund të shihet edhe si paralajmërim për BE-në se, nëse Kosova dhe rajoni vazhdojnë të mbeten të lënë anash, mund të shfaqen iniciativa të pavarura që e zbehin vizionin evropian për Ballkanin.

I pyetur nëse çështja Kosovë–Serbi do të mund të zgjidhej përmes Bordit të Paqes, Visoka tha se është shfaqur interesim që kjo organizatë të ketë mandat përtej Gazës, për të zgjidhur edhe konflikte të tjera, por se “mbetet për t’u parë sa janë të qëndrueshme këto paqebërje”.

Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC të dielën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se përvoja e Kosovës tregon se paqja arrihet përmes veprimit, duke theksuar se SHBA-ja mobilizoi botën për të ndihmuar vendin gjatë luftës, ndërsa OKB-ja, sipas saj, dha vetëm fjalë pa veprime.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net