Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23
24
25
26
27
28
29
30
31

Mediat shqiptare: Ivanka Trump viziton Shqipërinë lidhur me investimet në Sazan

0

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka arritur në Shqipëri të mërkurën, në një vizitë të paparalajmëruar.

Siç kanë raportuar mediat në Shqipëri, përfshirë televizionin shtetëror, RTSH, Trump po qëndron në qytetin e Vlorës.

Vizita e saj, sipas raportimeve, ka të bëjë me investimin në Shqipëri të planifikuar nga kompania e bashkëshortit të saj, Jared Kushner, në ishullin Sazan të Shqipërisë.

Disa media kanë raportuar se pjesë e vizitës ka qenë edhe vetë Kushner, por ai është parë në të njëjtën kohë me ekipin e presidentit Trump në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër.

Sipas raportimeve që ende nuk kanë ndonjë konfirmim zyrtar, Trump do të zhvillojë takim me një studio arkitekturore, ndërsa deri më tani nuk është paralajmëruar për ndonjë takim me përfaqësuesit shtetërorë të Shqipëri.

Çifti po ashtu deri më tani nuk kanë publikuar asgjë në lidhje me vizitën në rrjetet e tyre sociale.

Në fund të vitit 2024, kompania e Kushnerit ka fituar statusin e investitorit strategjik në Shqipëri për një resort turistik në ishullin e Sazanit në afërsi të Vlorës.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, më 16 janar, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve ka thënë se “projekti ndodhet në fazën e procesit të negocimit të marrëveshjes ndërmjet shtetit shqiptar dhe subjektit privat investues”.

Sipas ligjit, dhënia e statusit të investitorit strategjik lejon kompaninë që të zbatojë projektin që vlerësohet strategjik në një sektor të ekonomisë, siç është turizmi.

Po ashtu, ky status do të bëjë që projekti “të përfitojë nga procedurat e përshpejtuara dhe përfitime të tjera”.

Statusi i investitorit strategjik, kompanisë së Kushnerit i është dhënë për periudhën 10-vjeçare.

Shqipëria, më herët ka thënë se ka të drejtë të revokojë vendimin, në varësi të negociatave përfundimtare të projektit.

Më 2024, Kushner kishte publikuar në rrjetet sociale dizajnet potenciale të investimeve të firmës së tij në Shqipëri.

Sazani është një ishull kryesisht i braktisur dhe aktualisht është bazë ushtarake dhe gjysmë i hapur për publikun.

Kushner, në të kaluarën, ka deklaruar gjithashtu se dëshiron të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë, në jug të Shqipërisë.

Mirëpo deri më tani nuk ka informacione zyrtare se është bërë ndonjë aplikim për këtë investim.

Planet e Kushnerit ishin përballur me kundërshtime në Shqipëri, sidomos nga ambientalistët që kishin thënë se mund të shkaktohen dëme në zonat e mbrojtura bregdetare, sidomos për zonën e Zvërnecit.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net