Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Shqipëria ftohet nga Trump të jetë pjesë e bordit mbikëqyrës të Gazës

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është ftuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të jetë pjesë e bordit që pritet ta mbikëqyrë udhëheqjen e Gazës, të njohur si Bordi i Paqes,

Në letrën e publikuar nga Rama, Trumpi shihet t’i ketë shkruar se e fton “zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si shtet anëtar themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes”.

“Me kënaqësi pres të punojmë së bashku, edhe për shumë gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së përhershme të PAQES BOTËRORE, MIRËQËNIES, DHE MADHËSHTISË PËR TË GJITHË!”, shihet të ketë shkruar Trump në ftesën drejtuar Ramës.

Sipas letrës, shtetet anëtare mund të caktojnë një përfaqësues të autorizuar nga ta për të marrë pjesë në takimet e Bordit të Paqes.

Përveç Shqipërisë, ftesa të tilla kanë thënë se kanë marrë edhe udhëheqësit e Kandasë, Turqisë, Argjentinës dhe Paraguajit.

Të shtunën ishin publikuar edhe disa emra të tjerë që janë emëruar nga SHBA-ja për të qenë pjesë e bordit.

Mes emrave përfshihen sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari special i presidentit Donald Trump, Steve ëitkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner. Trump është kryetar i bordit, sipas një plani që Shtëpia e Bardhë e tij e bëri publik në tetor.

Izraeli dhe grupi palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - miratuan planin e Trumpit, që parashikon që një organ teknokratik palestinez të mbikëqyret nga bordi ndërkombëtar, i cili do të mbikëqyrë qeverisjen e Gazës për një periudhë tranzitore.

Shumë ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë thënë se mbikëqyrja nga Trumpi e një bordi që kontrollon qeverisjen e një territori të huaj i ngjan një strukture koloniale, ndërsa përfshirja e Blairit u kritikua vitin e kaluar për shkak të rolit të tij në luftën në Irak dhe historisë së imperializmit britanik në Lindjen e Mesme.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në mes të nëntorit, autorizoi bordin dhe vendet që punojnë me të për të krijuar këtë forcë në Gazë.

Shtëpia e Bardhë emëroi gjithashtu një “Bord Ekzekutiv të Gazës” me 11 anëtarë, që do të përfshijë ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, koordinatoren speciale të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag, ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim ndërkombëtar, Reem Al-Hashimy, dhe miliarderin izraelito-qipriot, Yakir Gabay, së bashku me disa anëtarë të bordit ekzekutiv.

Ky bord shtesë do të mbështesë zyrën e Mladenovit dhe organin teknokratik palestinez, detajet e të cilit u shpallën këtë javë, tha Shtëpia e Bardhë.

Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit në Gazë, ku më shumë se 450 palestinezë, përfshirë mbi 100 fëmijë, dhe tre ushtarë izraelitë janë raportuar të vrarë gjatë armëpushimit.

Sulmi i Izraelit ndaj Gazës që nga tetori 2023 ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka shkaktuar një krizë urie dhe ka zhvendosur brenda vendit të gjithë popullsinë e Gazës. Shumë ekspertë të të drejtave të njeriut, akademikë dhe një hetim i OKB-së thonë se kjo përbën gjenocid.

Izraeli ka thënë se veproi në vetëmbrojtje pasi militantë të udhëhequr nga Hamasi vranë 1.200 njerëz dhe morën mbi 250 pengje në një sulm në fund të vitit 2023.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net