Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Trump e pranon medaljen e Nobelit nga udhëheqësja e opozitës venezuelase, Machado

0

Udhëheqësja e opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, ia dhuroi medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të enjten gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Trumpi synon ta mbajë medaljen.

Në një postim në rrjetet sociale të enjten në mbrëmje, Trump shkroi: “Maria ma dha Çmimin e saj Nobel për Paqe për punën që kam bërë. Ky është gjest i mrekullueshëm i respektit të ndërsjellë. Faleminderit Maria!”

Machado, e cila e përshkroi takimin me Trumpin si “të shkëlqyer”, tha se ia bëri atij këtë dhuratë për ta njohur angazhimi i tij për lirinë e popullit venezuelas.

Shtëpia e Bardhë publikoi më vonë një fotografi të Trumpit dhe Machadon, ku presidenti shihet duke mbajtur një kornizë të madhe me ngjyrë ari që shfaq medaljen.

“Presidentit Donald J. Trump, në shenjë mirënjohjeje për udhëheqjen tuaj të jashtëzakonshme në promovimin e paqes përmes forcës. Simbol personal mirënjohjeje në emër të popullit venezuelas”, shkruhej në të.

Machado ka bërë përpjekje për të ndikuar te Trumpi, pasi ai kishte hedhur poshtë mundësinë që ajo ta zëvendësonte Nicolas Maduron e rrëzuar si udhëheqëse e Venezuelës.

Megjithëse Machado ia dha Trumpit medaljen e artë që marrin fituesit e çmimit, çmimi mbetet i saj, pasi Instituti Norvegjez Nobel ka thënë se çmimi nuk mund të transferohet, ndahet apo revokohet.

I pyetur të mërkurën nëse donte që Machado t’ia jepte atij çmimin, Trump i tha Reutersit: “Jo, nuk e thashë këtë. Ajo e fitoi Çmimin Nobel për Paqe”.

Presidenti republikan ka shprehur prej kohësh interes për ta fituar këtë çmim dhe herë pas here e ka lidhur atë me arritjet e tij diplomatike.

Takimi i së enjtes, që duket se zgjati pak më shumë se një orë, ishte i pari mes Trumpit dhe Machados.

Më pas, Machado u takua me më shumë se një duzinë senatorësh, republikanë dhe demokratë, në Kongres ku përgjithësisht ka gjetur aleatë më entuziastë.

Gjatë vizitës, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump kishte pritur me padurim takimin me Machadon, por qëndron pas vlerësimit të tij “realist” se ajo aktualisht nuk e ka mbështetjen e nevojshme për të udhëhequr vendin në afat të shkurtër.

Machado, e cila u largua nga vendi i Amerikës së Jugut në dhjetor përmes një arratisjeje të guximshme detare, po garon kundër anëtarëve të Qeverisë së Venezuelës për vëmendjen e Trumpit dhe po kërkon të sigurojë një rol në qeverisjen e vendit në të ardhmen.

Pasi Shtetet e Bashkuara e kapën Maduron këtë muaj në një operacion të shpejtë, figura të opozitës, anëtarë të diasporës venezuelase dhe politikanë në të gjithë SHBA-në dhe Amerikën Latine shprehën shpresën që Venezuela të nisë një proces demokratizimi.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net