Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

AME raporton për vërshime në disa zona, disa komuna shtyjnë rinisjen e mësimit

0

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) raportoi për vërshime në disa pjesë të Kosovës, teksa shtoi se me nisjen e reshjeve të borës, zbutet rreziku nga vërshimet.

Raporti i publikuar më 11 janar lidhur me situatën me vërshime në Kosovë përfshin periudhën nga ora 22:00 e natës paraprake deri në orën 08:00 të së dielës. .

Për shkak të vërshimeve, Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi të ndarë, shtyu për dy ditë, përkatësisht për 14 janar nisjen e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës. Ndërkaq, drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë tha se ka vendosur që ta shtyjë rinisjen e mësimit deri më 19 janar. Ministria e Arsimit veçse ka shtyrë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë për 12 janar, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Në Mitrovicë, pas reshjeve të shiut është rritur niveli i lumenjve dhe autoritetet kanë konstatuar se ka rrezik që lumi Sitnica të dalë nga shtrati.

“Është paraqitur kërkesë urgjente pranë Qendrës së Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për angazhimin e FSK-së”, tha AME-ja.

Sipas njoftimit, operacioni për parandalimin e daljes së lumit nga shtrati ka përfunduar me sukses në orën 05:30 dhe “; janë vendosur rreth 200 metra mur mbrojtës me thasë zalli”.

Në Pejë, ndërkaq, janë rrezikuar pesë shtëpi nga vërshimet dhe aty është intervenuar. Në këtë komunë raportohet se gjendja në rrugën për në Rugovë është e kalueshme, por “me kujdes”, ndërkaq drejt Kullës që çon për në Mal të Zi mund të kalojnë vetëm automjete të lehta.

Në Gjakovë, situata me vërshime është raportuar e qetë, por ka pasur bllokim të rrugës në fshatin Vogovë për shkak të shembjes së dheut.

AME tha se në Prishtinë në rrugën e Qagllavicës dhe nënkalimit aty ka pasur vërshime dhe shumica e vërshimeve në kryeqytet kanë qenë si pasojë e bllokimit të kanalizimeve.

Në Fushë-Kosovë ka pasur vërshime në fshatrat Lismir, Kuzmin dhe Sllatinë të Madhe. Në Obiliq u raportua për vërshime në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, dhe në disa rrugë të tjera. Në komunën e Drenasit, është raportuar për vërshime në disa zona.

Vërshime është raportuar edhe në Graçanicë. Ndërkaq, Në Lipjan dhe Podujevë dhe Shtime. Po ashtu, nuk ka pasur intervenime dhe rrugët raportohen të kalueshme në Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash dhe Mamushë.

Ditëve të fundit, disa zona të Kosovës u përballën me vërshime që vlerësohet se kanë shkaktuar dëme në pronën private dhe infrastrukturën rrugore. Një ditë më parë, për shkak të reshjeve të shiut, autoritetet raportuan për bllokimin e disa rrugëve që u vërshuan.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net