Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Pse është Somalilanda strategjikisht e rëndësishme?

0

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, u takua të martën me presidentin e Somalilandës, dhjetë ditë pasi Izraeli u bë vendi i parë që e njohu zyrtarisht këtë rajon të shkëputur në Bririn e Afrikës si shtet të pavarur dhe sovran.

Një burim nga Qeveria e Somalilandës dhe një diplomat rajonal thanë se edhe vende të tjera po përgatiten ta ndjekin këtë hap dhe ta njohin Somalilandën, pavarësisht reagimeve të ashpra nga Somalia, e cila thotë se këto veprime kërcënojnë sovranitetin e saj.

Senatori amerikan Ted Cruz shkroi të hënën në platformën X se njohja e Somalilandës përputhet me interesat e sigurisë së SHBA-së, duke e quajtur atë “një aleat që ndan vlerat tona në një rajon jetik për tregtinë globale dhe kundërterrorizmin”.

Pse është strategjike pozita gjeografike e Somalilandës?Somalilanda, e cila e shpalli pavarësinë nga Somalia në vitin 1991, ndodhet në një pozicion strategjik në kryqëzimin e Oqeanit Indian dhe Detit të Kuq. Porti i Berberës i jep qasje në disa prej korridoreve më të ngarkuara të transportit detar në botë.

Anijet që lëvizin në këto rrugë janë përballur me sulme nga milicia Huthi e Jemenit. Analistët thonë se kundërshtimi i këtij kërcënimi është pjesë e arsyes pse Izraeli e njohu Somalilandën dhe se kjo mund të çojë në një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes dy palëve. Megjithatë, Somalilanda ka mohuar se njohja do t’i lejonte Izraelit të ngrinte baza ushtarake në territorin e tij ose të zhvendoste palestinezë nga Gaza.

Cilat vende të tjera mund ta njohin Somalilandën?Etiopia pa dalje në det, vendi i dytë më i populluar në Afrikë, gjithashtu ka shfaqur interes për Somalilandën. Në vitin 2024, ajo njoftoi një memorandum mirëkuptimi për të marrë me qira një zonë përreth portit të Berberës, në këmbim të njohjes së pavarësisë së rajonit.

Kjo marrëveshje shkaktoi reagim të ashpër nga Somalia dhe e afroi Qeverinë e Mogadishut me Egjiptin – që prej vitesh është në konflikt me Etiopinë për ndërtimin e një hidrocentrali gjigant në lumin Nil – si dhe me Eritrenë, një tjetër kundërshtar historik i Etiopisë.

Turqia ka lidhje të ngushta si me Etiopinë ashtu edhe me Somalinë, duke trajnuar forcat e sigurisë së Somalisë dhe duke ofruar ndihmë zhvillimore në këmbim të një pranie në këtë rrugë kyçe të transportit global. Pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga Turqia, Etiopia ra dakord në dhjetor 2024 të punojë me Somalinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, por tani qarkullojnë zëra se ajo po përgatitet ta njohë Somalilandën.

India ka mohuar në platformën X se po përgatitet gjithashtu ta njohë Somalilandën, megjithëse disa analistë thonë se një hap i tillë do ta ndihmonte Nju Delhin të kundërbalanconte ndikimin ekonomik të Kinës në Bririn e Afrikës, veçanërisht në Xhibut, si dhe në Kenia dhe Tanzani.

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat në vitin 2020 normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në kuadër të Marrëveshjeve të Abrahamit të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, kanë krijuar sferën e tyre të ndikimit në rajon.

Ato menaxhojnë portin e Berberës përmes kompanisë shtetërore të Dubait, DP World, si dhe aeroportin e Berberës dhe një zonë të tregtisë së lirë të vendosur midis portit dhe aeroportit.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net