Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Bosnja shprehet e gatshme për të dërguar trupa paqeruajtëse në Gazë

0

Presidenca e Bosnje e Hercegovinës - e cila mbikëqyr Forcave e Armatosura të Bosnjës - është pajtuar në parim për vendosjen e trupave boshnjake në Rripin e Gazës si pjesë e misionit paqeruajtës të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës duhet t’i njoftojë Shtetet e Bashkuara për gatishmërinë e Bosnjës për të dërguar anëtarë të Forcave të Armatosura të Bosnjës në misionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, sapo të ketë përfunduar procedura ligjore lidhur me këtë vendim.

“Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës është i ngarkuar me kryerjen e procesit të emërimit të përfaqësuesit ushtarak të Bosnje e Hercegovinës në misionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë dhe paraqitjen e një propozimi për vendim për emërimin e tij në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës”, thuhet në vendimin e Presidencës së Bosnjës.

Këshilli i Ministrave i Bosnjës është gjithashtu i ngarkuar me detyrën që t’ia paraqesë Presidencës së Bosnjës një vlerësim mbi arsyen e pjesëmarrjes së anëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnjës në misionin e paqeruajtës në Gazë.

Më 17 nëntor të vitit të kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë të hartuar nga SHBA-ja, e cila mbështet planin e presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Rezoluta autorizon gjithashtu këtë Forcë Ndërkombëtare të Stabilizimit për enklavën palestineze.

Izraeli dhe grupi palestinez Hamas - i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe fuqi të tjera - kanë rënë dakord për fazën e parë të planit 20-pikësh të Trumpit për Gazën, një armëpushim në luftën e tyre dyvjeçare dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Megjithatë, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për legjitimimin e organit të përkohshëm qeverisës dhe ofrimin e garancive për vendet që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Gazë.

Teksti i rezolutës thotë se shtetet anëtare mund të marrin pjesë në Komitetin e Paqes të kryesuar nga Trumpi, i cili është menduar si një organ kalimtar që do të mbikëqyrë rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës.

Ndërsa, detyra e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit është të sigurojë procesin e demilitarizimit të Gazës, duke përfshirë shkatërrimin e armëve dhe infrastrukturës ushtarake.

Rezoluta është pjesë e fazës së dytë të planit të paqes të administratës Trump për Gazën.

Faza e dytë parashikon krijimin e një administrate kalimtare (Komiteti i Paqes), fundin e sundimit të Hamasit në Gazë dhe demilitarizimin e plotë të enklavës, të cilën Hamasi ende nuk e ka pranuar.

Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të vendoset në marrëveshje me Izraelin dhe Egjiptin, dhe SHBA-ja është në bisedime me disa vende për pjesëmarrjen në mision, pa dërguar trupa amerikane.

Vendet e përmendura deri më tani përfshijnë Indonezinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Katarin dhe Turqinë.

Rezoluta gjithashtu ofron mbështetje financiare për rindërtimin e Gazës përmes Bankës Botërore dhe një fondi të posaçëm.

Forcat e Armatosura të Bosnjës kanë marrë pjesë më parë në misione paqeruajtëse në të gjithë botën dhe aktualisht tre anëtarë janë në Republikën e Afrikës Qendrore.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net