Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Forcat amerikane e kapin një cisternë ruse në Atlantik

0

Forcat detare të Shteteve të Bashkuara e kanë kapur një cisternë ruse të të ashtuquajturës “flota në hije”, e cila po arratisej në Atlantikun e Veriut të mërkurën.

Ky është veprimi më i fundit në një seri veprimesh të Uashingtonit kundër anijeve të lidhura me tregtinë e paligjshme të naftës venezuelase.

Komanda Evropiane e SHBA-së njoftoi në një deklaratë në rrjetet sociale të mërkurën se cisterna, Marinera, e quajtur më parë Bella 1, u sekuestrua në veri të Oqeanit Atlantik, midis Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Anija u sekuestrua në Atlantikun e Veriut në bazë të një urdhri të lëshuar nga një gjykatë federale amerikane, pasi ishte gjurmuar nga USCGC Munro [anija patrulluese e Rojës Bregdetare të SHBA-së]”, thuhet në deklaratë.

Më herët, mediat ruse kishin shfaqur pamje të një helikopteri amerikan që qëndronte pezull pranë cisternës, mes raportimeve nga disa media që citonin burime sipas të cilave po zhvillohej një operacion që përfshinte anijen.

Kjo anije u kap vetëm disa ditë pasi forcat amerikane e sulmuan Venezuelën dhe kapën udhëheqësin e saj, Nicolas Maduro, në një operacion dramatik që shkaktoi tronditje në mbarë botën.

Forcat amerikane kanë sekuestruar tashmë dy anije të tjera si pjesë e një fushate kundër Venezuelës në javët e fundit: Skipper më 10 dhjetor dhe Centuries më 20 dhjetor.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi në atë kohë se po urdhëronte një “bllokadë” ndaj cisternave të naftës të sanksionuara që hynin dhe dilnin nga Venezuela.

Bella-1 ishte nisur nga Irani drejt Venezuelës, thuhet për të ngarkuar naftë nga ky vend i sanksionuar nga SHBA-ja.

Në dhjetor, Roja Bregdetare e SHBA-së tentoi të hipte në bord të anijes ndërsa ajo po i afrohej ujërave venezuelase.

Por, kjo anije iu shmang atyre dhe iku me shpejtësi drejt Atlantikut, duke u riemërtuar Marinera. Ajo u regjistrua në një regjistër zyrtar rus të transportit detar, ndërsa anëtarët e ekuipazhit pikturuan një flamur rus mbi trupin e saj.

“Cisterna Bella I është përpjekur të shmangë Rojën Bregdetare për javë të tëra, madje duke ndryshuar flamurin dhe duke pikturuar një emër të ri në anë të anijes gjatë ndjekjes, në një përpjekje të dëshpëruar dhe të dështuar për t’i shpëtuar drejtësisë”, deklaroi sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kirsti Noem, në një postim në platformën X.

Moska kishte paraqitur protestë formale diplomatike duke kërkuar që Uashingtoni të ndalonte ndjekjen e anijes, pavarësisht se ajo ka qenë nën sanksione amerikane që nga korriku 2024.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se anija po operonte “në përputhje të plotë me normat e së drejtës ndërkombëtare detare”.

Sipas raportimeve, Moska kishte dërguar një nëndetëse dhe mjete të tjera detare për të shoqëruar anijen drejt Rusisë.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar gjithashtu anijen se ishte e përfshirë në transportin e një ngarkese të paligjshme për një kompani në pronësi të Hezbollahut, grupit me bazë në Liban që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Pak pasi zyrtarët amerikanë njoftuan sekuestrimin e Marineras, Komanda Jugore e SHBA-së njoftoi se kishte ndaluar një tjetër cisternë të sanksionuar në ujëra ndërkombëtare në Karaibe.

Në një operacion të veçantë, Komanda Jugore e SHBA-së tha se kishte “ndaluar pa incidente një cisternë të flotës në hije, pa shtetësi dhe të sanksionuar”.

“Anija e ndaluar, M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe po kryente aktivitete të paligjshme në Detin e Karaibeve. Roja Bregdetare e SHBA-së po e shoqëron M/T Sophia drejt SHBA-së për vendimin përfundimtar”, shtoi deklarata.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net