Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27
28
29
30
31

Prattipati takon kryetarët e rinj të katër komunave në veri të Kosovës

0

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, u takua sot me katër kryetarët e inauguruar të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ajo u prit në takim nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq; i Leposaviqit, Zoran Todiq; i Zveçanit, Dragisha Milloviq; dhe i Zubin Potokut, Millosh Peroviq.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, gjatë takimit, Prattipati theksoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive dhe rëndësinë e ofrimit të barabartë të shërbimeve për të gjithë qytetarët.

"[Gjatë takimit, u theksua edhe] rëndësia e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë publike që janë të përkushtuara për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ajo, gjatë vizitës në veriun e banuar me shumicë serbe, zhvilloi edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile.

Vizita vjen pas zgjedhjeve lokale të tetorit, pas të cilave Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit – e riktheu pushtetin në këto katër komuna me shumicë serbe.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku ishin udhëhequr nga kryetarë shqiptarë nga maji i vitit 2023 deri në zgjedhjet e tetorit 2025, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Dorëheqjet ishin pjesë e një nisme të përbashkët të serbëve të Kosovës për të braktisur institucionet shtetërore, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë periudhës së qeverisjes nga kryetarët shqiptarë, autoritetet komunale në veri morën në administrim objekte në pronësi të komunave ku funksiononin institucionet serbe, ndaluan ndërtimet që i konsideronin të jashtëligjshme dhe të financuara nga Serbia, si dhe paralajmëruan rrënimin e vendbanimeve të ndërtuara pa leje.

Po ashtu, gjatë verës së këtij viti, komuna e Mitrovicës së Veriut nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me komunën e Mitrovicës së Jugut, i cili parashihte ndërtimin e urave mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe automjete. Ky memorandum u mbështet nga Qeveria e Kosovës, por u kundërshtua nga Lista Serbe.

Lista Serbe ka paralajmëruar se do të kërkojë rishikimin e të gjitha vendimeve të marra gjatë periudhës së kaluar nga udhëheqja komunale, përfshirë edhe marrëveshjen për ndërtimin e urave dhe masat ndaj ndërtimeve të cilësuara si të paligjshme.

Sipas Ligjit për vetëqeverisjen lokale, për çdo vendim apo akt të komunës që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, mund të kërkohet rishqyrtim nga organi mbikëqyrës, në këtë rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ose institucione të tjera përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës.






Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net