Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2025

Gjykata Speciale liron me kusht Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin

0
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka marrë vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit më 21 shkurt, duke përmendur që ata kanë plotësuar kriterin për modifikim të dënimit, meqë i kanë vuajtur dy të tretat e dënimit me burgim.


Më 4 shkurt të këtij viti, Januzi dhe Bahtijari janë dënuar me nga dy vjet burgim, duke u shpallur fajtorë për pengim të drejtësisë, më konkretisht frikësim të dëshmitarëve. Në dënim u është llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim.


Të dy janë arrestuar më 5 tetor 2023.


Gjykata Speciale - institucion që funksionon sipas ligjeve të Kosovës, por selinë e ka në Hagë të Holandës -  e ka marrë këtë vendim pas një marrëveshjeje të fajësisë që ka arritur Prokuroria e Specializuar me të akuzuarit.


Në vendimin për dënimin e këtyre dy personave nuk është bërë e ditur se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, apo për cilin rast gjyqësor.




“Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Speciale.




Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.


Në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.




Më 6 dhjetor të vitit 2024, Thaçit i është konfirmuar edhe një aktakuzë e re për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin e parë gjyqësor.


Përveç Thaçit, në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe emrat e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut.


Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.


Deri më tani kjo Gjykatë ka shpallur aktgjykime për krime lufte dhe për pengim të administrimit të drejtësisë.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net