Mes kundërshtimit të Serbisë, OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
![Mes kundërshtimit të Serbisë, OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-0d35-08dc7b571512_tv_w800_h450.jpg)
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Ndër tjerash kjo rezolutë dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës. Miratimi i kësaj rezolute u kundërshtua nga Serbia, derisa shtetet nismëtare, thanë se ajo nuk është kundër asnjë shteti, por shënjestron kryesit e gjenocidit.