Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2023

Hapet pikëkalimi Egjipt-Gazë për futjen e ndihmave për palestinezët

0
Pikëkalimi kufitar mes Egjiptit dhe Gazës është hapur të shtunën, duke mundësuar dërgimin e ndihmave tejet të nevojshme humanitare për palestinezët, të cilët kanë mbetur pothuajse pa ushqim, ilaçe dhe ujë në territorin e tyre të rrethuar nga Izraeli.


Më shumë se 200 kamionë të mbushur me rreth 3.000 tonë ndihma humanitare janë vendosur që disa ditë pranë pikëkalimit kufitar, në pritje për t’u futur në Gazë.


Associated Press raportoi se i pa kamionët duke u futur në Gazë.




Izraeli e rrethoi dhe e bllokoi Rripin e Gazës duke e nisur një valë bombardimesh, pas sulmit të tërbuar të militantëve të Hamasit në qytetet jugore të Izraelit më 7 tetor.


Shumë njerëz në Gazë, të cilët nuk kanë mundësi ta hanë më shumë se një shujtë ushqim në ditë dhe s'kanë ujë të mjaftueshëm të pijes, janë duke pritur për ndihmat e shumënevojshme.




Spitalet, po ashtu, kanë nevojë urgjente për furnizime me ilaçe dhe karburant për gjeneratorët e tyre, në përpjekje për t’i shëruar qindra njerëz të plagosur nga bombardimet.


Qindra persona me pasaporta të huaja janë parë, po ashtu, duke pritur për të kaluar nga Gaza në Egjipt, për t’i ikur konfliktit.


Më 18 tetor, Qeveria izraelite njoftoi se do ta lejonte futjen e ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, pas vizitës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Tel Aviv atë ditë.


Por, Izraeli - i cili i kontrollon pothuajse të gjitha pikëkalimet e Gazës - theksoi se nuk do të lejojë futjen e ndihmave përmes tokës së vet “derisa të lirohen të gjitha pengjet”.





Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael, dhe së paku 199 të tjerë janë rrëmbyer, përfshirë fëmijë, nga Hamasi dhe janë dërguar në Gaza, sipas autoriteteve izraelite.






Dy pengje amerikane, nënë e bijë, u liruan dje.

 


 

Ndërkohë, zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se 4.000 palestinezë janë vrarë në Gazë nga bombardimet izraelite që nga 7 tetori.

 


 





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net