Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2023

Trump thotë se s’do të marrë pjesë në debatet për zgjedhjet presidenciale

0
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në debatet e ardhshme të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm nga radhët e Partisë Republikane. Ai përmendi epërsinë e tij të madhe në sondazhe si dëshmi se ai tashmë është i njohur dhe i pëlqyer nga votuesit.


Gjatë muajve të fundit, Trump ka sugjeruar se nuk do të marrë në debatin e planifikuar për 23 gusht, duke argumentuar se nuk ka kuptim t'u ofrojë rivalëve të tij republikanë mundësi për ta sulmuar kur ai ka epërsi të konsiderueshme në sondazhet kombëtare.


Më 20 gusht, Trump doli favorit për ta fituar nominimin për president nga Partia Republikane në një sondazh të realizuar nga mediumi CBS. Sipas këtij sondazhi, 62 për qind të votuesve republikanë e cilësojnë Trumpin si kandidatin e tyre të preferuar, ndërsa 16 për qind e favorizonin rivalin e tij kryesor, guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.


“Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur”, tha Trump në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social. “Prandaj nuk do të marrë pjesë në debate”.




Ekipi i Trump nuk u përgjigj në pyetjet e bëra nga agjencia e lajmeve Reuters se a planifikonte Trump të merrte pjesë në ndonjë nga debatet republikane në të ardhmen.


Mediumi amerikan New York Times raportoi se Trump ka realizuar një intervistë me ish-prezantuesin e Fox Neës, Tucker Carlson, që pritet të publikohet në internet më 23 gusht. Nuk është ende e qartë se ku do të postohej kjo intervistë.


Mungesa e Trump në debatin e kësaj jave mund të bëjë që DeSantis të bëhet cak i sulmeve nga kandidatët e tjerë që kërkojnë të shihen si alternativa kryesore ndaj ish-presidentit Trump. Fituesi nga radhët e Partisë Republikane do të përballet me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024.




Zëdhënësi i DeSantis, Andrew Romeo, tha se guvernatori i Floridës mezi po priste për debatin e 23 gushtit në Milwaukee për ta ndarë vizionin e tij për një presidencë të mundshme me votuesit.


“Askujt nuk i takon ky nominim, përfshirë Donald Trumpin. Ju duhet të paraqiteni dhe ta fitoni atë”, tha Romeo në platformën X, të njohur më parë si Twitter.


Në sondazhin më të fundit të realizuar këtë muaj nga Reuters/Ipsos, Trump kishte 47 për qind të votave të republikanëve në nivel kombëtar, me DeSantis që pësoi një rënie nga muaji paraprak dhe tani kishte 13 për qind të votave.


Ndërkohë, Trump ka afat deri më 25 gusht për t'u dorëzuar vullnetarisht, pasi javën e kaluar iu ngrit një padi e katërt penale.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net